Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një shqetësim për lumin Erzen në Picallë, Tiranë.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet rrjedha e lumit në krahun e djathtë, ndërsa në pjesën tjetër të terrenit dallohet një sipërfaqe e gjerë me gurë, zhavorr dhe pak bimësi.
Qytetari thotë se kjo pjesë përbën shtratin e vjetër të lumit dhe se zona është gërmuar, duke e spostuar rrjedhën në krahun e djathtë.
“Shikoni si është spostu lumi Erzen në Picallë, duket qartë shtrati i vjetër. Kanë gërmu dhe e kam spostu djathtas.”
Pamjet tregojnë zonën përgjatë rrjedhës së lumit dhe ndryshimin që qytetari evidenton mes shtratit të vjetër dhe rrjedhës aktuale.
Nga pamjet e vetme nuk mund të përcaktohet se kur apo nga kush është kryer ndërhyrja.
JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e qytetarit, duke sjellë në vëmendje situatën në lumin Erzen dhe zonën përreth. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

