Qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga një stuhi me shi të dendur e erë të fortë mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar dëme material ndërsa 3 qytetarë u paraqitën në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. Rrëzimi i pemëve shkaktoi bllokim të disa rrugëve, edhe tek bizneset përgjatë shetitores u krijuan probleme.Lexo edhe:Stuhia vijon, ndalohet çdo dalje në det, paralajmërimi i Kapitenerisë së Sarandës Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete. Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë. Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre. Ndërkohë dëmet janë të dukshme edhe sot në mëngjes. Stuhia ka dëmtuar lulishten ‘Miqësia’. Në disa zona në qytet kalimi është vështirësuar për shkak të pemëve dhe degëve të rrëzuara. 1 / 1PrevNext

