Lajme Zone
Shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë: mashtrimi i radhës i Edi Ramës për të mbuluar 1100 hektarët e vjedhur
PolitikëPamfleti

Shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë: mashtrimi i radhës i Edi Ramës për të mbuluar 1100 hektarët e vjedhur

Shfuqizimi i këtij ligji, përveçse është një nga kërkesat e protestuesve, është dhe kusht i Komisionit Europian ndaj kryeministrit Edi Rama, për t'i dhënë fund masakrës mjedisore me beton, grabitjes së tokave publike në vijën bregdetare Velipojë-Ksamil dhe në zonat e mbrojtura përgjatë saj.

Projekti i një resorti turistik në Dhërmi / Dajlan Avdia, Gjergj Luca, Arben Muçobega, Pëllumb Gjoka, Lul Morina, Andrea Çaushi, Roland Ziu, Eral Myftaraj, morën statusin 'Investitor Strategjik' dhe tokë falas. Ndërsa Olta Xhaçka e Artan Gaçi i shpëtuan hetimit. Sot Rama shfuqizon ligjin, por a do t’I hetojë SPAK përfitimet e paligjshme?! Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shfuqizojë ligjin "Për investimet strategjike", pavarësisht se ka afatin e zbatimit deri më 31 dhjetor 2026, duke thënë se ky ligj e ka përmbushur qëllimin për zhvillimin turistik të bregdetit.

Shfuqizimi i këtij ligji, përveçse është një nga kërkesat e protestuesve, është dhe kusht i Komisionit Europian ndaj kryeministrit Edi Rama, për t'i dhënë fund masakrës mjedisore me beton, grabitjes së tokave publike në vijën bregdetare Velipojë-Ksamil dhe në zonat e mbrojtura përgjatë saj.

Me këtë ligj klientelist, kryeministri Edi Rama, duke përdorur ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët për firmosje letrash, i dhuroi sipërfaqe tokash e plazhesh publike mafies oligarkike, trafikantëve, miqve të tij dhe familjarëve të pushtetarëve që kanë pastruar paratë e pista, duke i paraqitur si "investitorë strategjikë".

Gjatë 11 viteve me këtë ligj që ligjëroi grabitjen e tokave dhe plazheve publike, nëpërmjet dhurimit me vendime qeverie të personalizuara për ata që donte Edi Rama, privatët kanë marrë falas 1100 hektarë tokë në bregdet.

Klientët që u favorizuan nuk kanë krijuar industri turizmi elitar e strategjik që rrit ekonominë kombëtare, por kanë ndërtuar komplekse me pallate e vila të shitura për llogari të tyre, duke uzurpuar e shfrytëzuar si pasuri private dhe plazhet publike.

Shfuqizimi i ligjit pas 11 vitesh zbatim nuk ka asnjë vlerë për qytetarët, natyrën, bregdetin e vendin, sepse nëpërmjet tij është bërë batërdi vjedhjesh të tokave dhe masakër mjedisore me beton në zonat e mbrojtura.

Në raportet e Komitetit të Investimeve Strategjike, kryetar i të cilit është Edi Rama, thuhet se gjatë 11 viteve janë trajtuar 114 projekte, 48 nga të cilët kanë marrë statusin "Investitor Strategjik", 36 projekte janë në fazë vlerësimi, ndërsa 30 janë refuzuar.

Kjo nuk është e vërtetë, pasi kryeministri Edi Rama ka miratuar 94 projekte dhe ka në proces miratimi 110 dosje klientësh e trafikantësh për resorte, hotele, komplekse me pallate e vila në bregdet, që po kërkojnë statusin "Investitor Strategjik".

Shfuqizimi i këtij ligji nuk ka asnjë vlerë pa u hetuar ata që e sajuan ligjin; ata që e kanë ndryshuar 11 herë në përmbajtje, kritere, emërtesa, specifikime, zgjerim përfituesish e zonash investimi, kufizim kompetencash e zgjatje afati kohor.

Nuk ka asnjë vlerë nëse nuk hetohen ata që kanë firmosur vendimet për dhurimin e tokave; ata që kanë përfituar statusin "Investitor strategjik" me dokumente false; ata që kanë bërë investime me para droge e korrupsioni.

Rast konkret janë trafikantët Dajlan Avdia, Pëllumb Gjoka, Gjergj Luca, Arben Muçobega, Roland Ziu, Lul Morina, Andrea Çaushi, Eral Myftaraj etj.

Është ish-ministrja Olta Xhaçka me bashkëshortin Artan Gaçi, që u hetuan për përfitim të paligjshëm të statusit "Investitor strategjik" dhe për grabitje toke shtetërore e private, por SPAK-u pushoi hetimet, madje nuk po hetohen as 23 trafikantë që kanë përfituar toka, plazhe e përjashtim nga taksat për 35 vjet.

Argumenti kryesor përse shfuqizimi i ligjit për "Investitorët strategjikë" nuk ka asnjë vlerë, është fakti se grabitja e tokave dhe betonizimi i zonave të mbrojtura dhe Tiranës, Durrësit, Sarandës e Vlorës do të vazhdojë me Korporatën e Investimeve, me ligjin "Paketa e Maleve", kontratat "1 Euro", me projektet "Copëzat", "Rigjallërimi Urban" dhe "Porta e Alpeve", që kanë sajuar së fundmi Edi Rama e Blendi Gonxhe./Pamfletishfuqizimi i ligjit investitorët strategjikë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia "Toka, betoni dhe pazari i heshtur": Si Elvis Pengili dhe banda e Kadastrës së Durrësit i kthyen legalizimet në perandori milionash 20 Korrik 2026, 18:1018:10Anti-Mafia Si e shpëtoi Trifon Muratajn, 'Xhepi i ryshfeteve': 2 tonë kokainë, por 'Bana King' ishte 'viktimë' 20 Korrik 2026, 12:3712:37Anti-Mafia Premtoi se do vidhte me lezet, Eduard Shalsi me 6 shtëpi dhe 2 garazhe; si u bë milioner deputeti i Ramës? 19 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Shkëlzen Berisha dhe Rrahman Selmanllari; dy bosët e Gërdecit që Altin Dumani i shmangu nga hetimi 18 Korrik 2026, 19:4819:48Anti-Mafia Mban në këmbë makinerinë ruse, BE përgatit goditjen ndaj 'Raiffeisen Bank' 18 Korrik 2026, 16:2016:20Anti-Mafia 2 mln euro për të pastruar bananet e Trifonit nga kokaina? Pazari i prokurorisë me gjyqtarin 69-vjeçar për të shpëtuar ‘El Chapo’-n shqiptar 18 Korrik 2026, 12:1712:17Anti-Mafia