8 efektivë u pezulluan në burgun e Fierit pas sherrit të Denis Bajrit të grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjinit të 'Rrajave' të Fushë-Krujës, së bashku me Jurgen Zoton në ambientin e përbashkët. Të pezulluarit, konkretisht kryeinspektori dhe 7 gardianë, ndodheshin në turn gjatë kësaj kohe. Pezullimi “do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga këtë punonjës. Gjatë kësaj kohe, ata do të marrin gjysmën e pagës. Hetuesit dyshojnë se Bajri u sulmua si mesazh nga Ibrahim Lici, rivali në arrati i Bajrave në Shkodër. Në momentin e sulmit, burimet sqarojnë se sipas Bajrit, Gjini dhe Zoto i kanë shkuar me një telefon në dorë, duke i thënë “këtë mesazh e ke nga filani”. E kanë plagosur me një thikë artizanale, Denis Bajri është kundërpërgjigjur dhe palët janë përplasur fizikisht. I plagosur mbeti edhe Jurgen Zoto. LEXO EDHE: 8 vatra zjarresh në vend/ Situatë kritike në Gurë-Lurë të Dibrës, 2 helikopterë dhe 2 avionë në operacion! Ende flakë në Drenie, izolohen në Krujë (VIDEO) Pas ngjarjes, Zoto u transferua në burgun e Burrelit ndërsa Gjini në Drenovë, në izolim për 3 muaj. Thika artizanale është sekuestruar bashkë me celularin. Njoftimi: Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pezullohen punonjësit e policisë së IEVP-Fier që ishin të planizuar në turn ditën e ngjarjes. Ngjarja e së shtunës në IEVP Fier pezullon nga detyra punonjësit e sigurisë: 1- K/Inspektor G.B – Përgjegjës turni në regjimin e Brendshëm. 2- Inspektor Sh.H – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm. 3- Inspektor A.A – Punonjës i rolit bazë. 4- Inspektor D.GJ – Punonjës i rolit bazë. 5- Inspektor A.H me detyrë punonjës i rolit bazë. 6- Inspektor P.K me detyrë punonjës i rolit bazë. 7- Inspektor S.Ç me detyrë punonjës i rolit bazë. 8- Inspektor A.S me detyrë punonjës i rolit bazë. Pezullimi i punonjësve të sigurisë do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e policisë së burgut Fier që kanë qenë të planizuar ditën e ngjarjes. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: Fier burgu i fierit Denis Bajri Aldo Gjini Jurgen Zoto ibrahim lici Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.2% Jo 49.5% I/e dyzuar 7.3% Vota total: 3053 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

