Një konflikt mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, 54-vjeçari është gjetur i dëmtuar në kokë, ndërsa dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e konfliktit, si dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

