Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr në dhomën e ajrimit në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital (VIDEO)


Sherr mes disa të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Dy prej tyre dyshohet se janë plagosur edhe me brisqe rroje dhe u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier më dhomën e ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur edhe me brisqe rroje. Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre. Dy të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. LEXO EDHE:Përmirësohet situata nga zjarret në vend, vetëm 2 vatra nën monitorim! Në Mallakastër u dogjën 180 ha pyje Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit sikurse nuk bëhen të ditur edhe emrat e dy të plagosurve apo të personave që janë përfshirë në konflikt. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Fier burgu i fierit Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61% Nuk e di 4.8% Vota total: 3164 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?