Mero Baze, gazetari miliarder me vila prona, ka vijuar dje me shërbimin e tij të radhës ndaj Erion Veliajt, duke dashur t’iu thotë shqiptarëve se sa i padrejtë ka qenë arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, shefit të Mero Bazes që i ka punësuar fëmijët në bashki.
Veliaj i jep para Meros nëpëmrjet vëllait të tij, nëpërmjet kompanive të reklamave. Mero Baze është një përfitues nga paratë e aferave të korrupsionit dhe koncesioneve të qeverisë shqiptare.
Pa folur për financimet e dhëna dhe projektet nga Bashkia e Tiranës, qeveria, pushteti apo punësimi deri te macja e komshiut që ka bërë në administratën e Edi Ramës. Mero Baze, gazetari që qelb erë dhe pasuritë marramendëse të fëmijëve të tij 25 Dhjetor, 13:30 Dje, shërbimi i radhës ka qenë një shkrim për të thënë se është relativizuar padrejtësia e paraburgimit të Erion Veliajt.
Mero Baze shkruan: "Ka një përpjekje për të relativizuar padrejtësinë e paraburgimit për Erion Veliajn, qoftë dhe duke e paraqitur si nevojë për t’u kthyer në krye të Bashkisë. Ky është një relativizim i padrejtësisë juridike dhe politike ndaj tij. Dikush që është kryebashkiak apo ministër, apo në çfarëdo pozicioni tjetër, mund të arrestohet nëse provat që ka në dorë prokuroria janë bindëse dhe ai shkon për gjykim. Paraburgimi i Erion Veliajt nuk bazohet as në prova bindëse për dikë që duhet paraburgosur dhe as në ndonjë flagrancë që e bën të domosdoshëm arrestimin e tij. Erion Veliaj është paraburgosur vetëm nga vullneti i prokurorëve të SPAK për të bërë politikë. Dhe për të treguar mbi të gjitha se janë ata që bëjnë politikën dhe jo qytetarët" Mero Baze është mashtrues sepse nuk ka asnjë relativizim dhe asnjë padrejtësi juridike dhe politike ndaj Erion Veliajt. Le t’i marrim me radhë.
Kush po e relativizon?
Po e relativizon Mero Baze, atë që e ka përsëritur 500 herë, prej një viti e gjysmë, po thotë tani po të njëjtën gjë, “duhet të kthehet në detyrë se është kryetar bashkie, se obobo, se kështu se ashtu”. Ndoshta t’i varim dhe një medalje, atij që është në burg me 13 akuza dhe Mero e do kryetar të PS. Askush se ka relativizuar, Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg sepse për këtë ka një vendim gjykate dhe Mero Baze shkruan se Veliaj është i paraburgosur nga vullneti i prokurorëve. Kjo është një gënjeshtër. Paraburgimin e kanë dhënë me vendim të gjitha nivelet e gjykatave. Gjykata e Lartë vetë në disa vendime, Gjykata e Apelit në disa vendime dhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur të padrejtë arrestimin e Erion Veliajt. Mero Baze bën thirrje, “rikthejeni hajdutin në zyrë” 4 Nëntor, 12:02 Shkojmë më tej.
Mero na thotë se: "Arrestimi është bërë bazuar në një letër anonime me tre paragrafë, shkruar nga një dorë injoranti, që i kanë vënë dhe emër, Nesti Angoni. Akoma dhe sot SPAK nuk e sqaron në dosje nëse ai e ka dorëzuar me dorë në SPAK këtë kërkesë apo me postë. Me shumë gjasa është një letër e nisur nga SPAK në adresë të SPAK, po të kemi parasysh dhe nivelin mjeran të “denoncimit”, që i përngjan pafuqisë për të formuluar një fjali të plotë që të ketë kuptim. Asnjë nga tre paragrafët nuk është i provuar edhe sot. Nuk është e provuar, madje as e verifikueshme, që Erion Veliaj, sipas “denoncuesit”, ka tre vila në Qerret. E vetmja që kanë verifikuar është se vjehrri i Erion Veliajt ka pasur një apartament qysh nga viti 2009 në Qerret, që nga dy dhoma e kuzhinë e ka bërë tre dhoma e kuzhinë më 2014, po nga prindërit e Ajola Xoxës, që kanë pasur biznes qysh nga viti 1991." Së pari, Erion Veliaj nuk është arrestuar nga një letër anonime me 3 paragrafe, por pas hetimeve të mirëfillta që kanë gjetur rreth 60 mijë faqe prova dhe fakte që kanë çuar në 13 akuza të rënda penale. Edhe faqet ku thuhet se nuk është provuar që Erion Veliaj ka 3 vila në Qerret, por nuk ka rëndësi që ka 3 vila apo 18 vila të padeklaruara në Qerret. Ja këtu pranojmë ç’na thotë Mero Zdromsi. SPAK mbylli hetimet për Veliajn/ Dorëzon 500 faqe akuzë, 60 mijë faqe dokumente e prova
23 Korrik, 15:09 Erion Veliaj është vërtetuar që ka firmosur dhe i ka dhënë para bashkëshortes së tij dhe OJF-ve rreth saj. Që Mero Baze ta kuptojë le të shikojë pse falimentuan këto OJF pasi u hetua Erion Veliaj.
Më tej, që ta kuptojë ndoshta Mero, që bën sikur s’kupton se për atë paguhet, ka një vendim të Gjykatës Administrative për “Shpërdorim detyre”, ndaj Erion Veliajt. Ka një rrugë që e ka bërë rastësisht te një kushëriri i Ajola Xoxës, që gjatë periudhës së tërmetit vinte vërdallë me 2 këllëfë jastëkësh të mbushur me 150 mijë dollarë. Investigimi/ Gjykata kap në flagrancë Erion Veliajn, shpërdorim detyre me vendim
19 Qershor, 13:23 Ka 9 akuza për korrupsion, nga Elman Abule tek të tjerë biznesmenë. Pa harruar prishjen e provave nga Klotilda Bushka dhe përdorimin e telefonit të policit të burgjeve. Ka edhe më shumë aq sa çfarëdo të relativizojë Mero nuk do mbaronin kurrë akuzat. E vërteta e Klotilda Bushkës në gjyqin ndaj Veliajt 3 Prill, 18:28 Shkojmë më tej.
Mero Baze shkruan: Qysh këtu bie arsyeja përse nisi hetimi për paraburgim.
Hetimi nuk ka nisur për ta futur në paraburgim. Ka hetime që mund të dalësh i pafajshëm, ka hetime që mund të dalësh fajtor, por Veliaj nuk shkon të gjykohet ka më shumë se një vit. Ai e di që janë 60 mijë faqe, prova, fakte, 13 akuza të rënda penale të konsumuara në të paktën 9 raste korrupsion dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shpërdorimi i detyrës”. SPAK kopsit dosjen/ 13 akuza për Erion Veliajn
10 Shtator, 15:36 Mero Baze: Më tej, Erion Veliajt nuk iu gjet asnjë mesazh apo fakt komprometues që e lidh atë direkt me ndonjë korrupsion, përveç përrallave për fondacionin kulturor jofitimprurës të gruas së tij, që ka bërë fustane Zara për operat që ka vënë në skenë fondacioni, të cilat ia faturojnë si veshje personale asaj.
Arrestimi është qartazi vendim politik i SPAK për të treguar se ata mund të burgosin kë të duan, se faktet i gjejnë rrugës. Pas dy vitesh akoma nuk kanë asnjë fakt që të provojnë diçka për të, përveç gjyqeve popullore që bëjnë me fundërrinat që përdor SPAK për këtë qëllim.
Pasi kanë dështuar për dy vite, pas denoncimit të “Nesti Angonit”, tani po përpiqen të “mbrohen” se ai mund të lirohet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e konsideron atë kryetar bashkie në detyrë, dhe ngrenë këtë tymnajën për mosqeverisjen e Tiranës. Një mashtrim i bërë nga Mero Baze. Është provuar gjithçka. Atëherë kur prokurorët nuk kanë fakte, nuk kanë prova, por paska gjyqe popullore, pse Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë që nga korriku i vitit 2025? Të shkonte të përballej me prokurorët, “t’i zhvishte lakuriq” në sallën e gjyqit kur ata nuk kishin fakte dhe prova.
Por fshihet si “miu në vrimë” dhe i shmanget drejtësisë. Kur na qenka kaq i pafajshëm dhe këta të drejtësisë nuk kanë prova, pse Erioni nuk shkon në sallë të gjyqit dhe “t’i ngrejë në ajër” prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado së bashku më këta “Nesti Angonët”. Veliaj i ka humbur të gjitha, tani duhet të shkojë të gjykohet
24 Korrik, 11:43 Po është e vërtetë, ajo që kërkohet nga drejtësia është se ajo duhet të mbështetet te provat, te faktet dhe te standardet e paraburgimit. Po! Provat, faktet, janë atje. Erion Veliaj prej më shumë se një viti nuk shkon të gjykohet dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ata të Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të Apelit e dinë të gjithë se cili është mali me prova dhe pse Mero s’do t’i shikojë se ia kanë zënë sytë paratë që vuri, nga një këllirë mediatike e Sali Berishës, u bë një multimilioner i Edi Ramës. Pasuritë marramendëse të Mero Bazes dhe fëmijëve të tij
31 Gusht, 12:59 Sa për pjesën që është politik arrestimi i tij, apo gjyqi apo SPAK-u është politik, kjo është për të qeshur se ka kaluar në Parlament me 140 vota. Në rast se ka një subjekt që ka qenë kundër ka qenë Partia Demokratike dhe vetë Sali Berisha, “armiku” i Mero Bazes, babai shpirtëror në fakt i këtij të fundit. “Partizan” i reformës në drejtësi ka qenë kryeministri Rama, që e cilëson si super sukses dhe vetë Erion Veliaj. Shikoni video-n këtu se si thotë se sa e mirë ka qenë reforma në drejtësi. Ndoshta kanë menduar se reforma në drejtësi është e mirë kur burgos opozitën jo kur i shkon në ballë korrupsionit të pushtetit. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Mero Baze: "Tirana mund të mbetej pa kryebashkiak, nëse SPAK do kapte në flagrancë Erion Veliajn në ndonjë histori korrupsioni. Të gjitha përfoljet e fundërrinave të SPAK kanë përfunduar në kosh të plehrave dhe tani e vetmja alibi e tyre është ky versioni që atë do ta nxjerrë gjykata se ka nevojë Tirana" Kjo historia se Tirana mund të ngelet pa kryebashkiak, Tiranën pa kryebashkiak e ka lënë Erion Veliaj, i cili e ka marrë peng dhe e ka lidhur pas karriges së tij sepse në bazë të ligjit për pushtetin vendor ai duhet t’i delegonte kompetencat. Marrim rastin kur ikën dy apo tri javë. Çfarë bën kryetari i bashkisë? Delegon kompetencat që kryeqyteti të vazhdojë të jetojë me apo pa zdromsin.
Erion Veliaj në qoftë se do ishte një kryebashkiak model, qytetar, i pafajshëm dhe europian duhet të kishte dhënë dorëheqjen si kryebashkiak. Në Tiranë le të bëheshin zgjedhje, çfarë të donin, Erion Veliaj përballej me prokurorët, dilte i pafajshëm dhe triumfues, me ata të cilët sipas Meros e kanë futur në burg pa fakte dhe prova. Një njeri që futet në burg pa fakte dhe prova shkon dhe përballet me gjykatën, nuk i fshihet drejtësisë si mi. Gjashtë fakte që rrëzojnë lavazhierët mashtrues të Erion Veliajt
30 Gusht, 12:32 Më tej, Mero thotë se: “Problemi i mosqeverisjes së Tiranës është real, por është pasojë. Ai nuk ka qenë objektiv i SPAK. Objektiv i prokurorëve që e kanë paraburgosur ka qenë të përfshihen në politikë dhe të diktojnë rrjedhat politike në vend”. Në fakt po qe se duhet të diktonin prokurorët rrjedhën politike të vendit, sipas kësaj që thotë Mero Baze, që me sa duket ka lëshuar pëllumbat, nuk hetonin Ilir Metën dhe nuk e burgosnin. Nuk hetonin Sali Berishën dhe nuk e burgosnin dhe nuk i godisnin lidershipin opozitës në prag të zgjedhjeve parlametare. Por merrnin të pandehur Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, merrnin të pandehur Edi Ramën për inceneratorin që nuk ekziston. Merrnin të pandehur Edi Ramën për investimet në infrastrukturë, për PPP-të, për korrupsionin, për aferat, për skandalet. Merrnin të pandehurin kryeministrin, kryetarin e Partisë Socialiste dhe atëherë po do ndikonin në politikë. Por nuk e kanë bërë këtë, as denjojnë ta thërrasin, ta dëgjojnë Edi Ramën, që t’i sqarojë pse i ka bërë këto.
SPAK do të bënte politikë në rast se, do të thërriste Edi Ramën jo duke goditur krerët e opozitës dhe të korruptuarit e pushtetit.
Mero Baze thotë se:
"Këto përpjekje për të justifikuar lirimin e mundshëm të tij janë përpëlitjet e fundit të atyre që janë përgjegjës për mbajtjen e tij në burg, që të justifikojnë punën e tyre" Ky është sërish një mashtirm. Askush s’ka justifikuar lirimin e Erion Veliajt. Përkundrazi. I vetmi që kërkon lirimin e Erion Veliajt është thjesht dhe vetëm Mero Baze.
Ku e di Mero që mund të ketë lirim, apo i jep oksigjen dhe forcë Sokol Sadushit që të ndërhyjë për lirimin e Zdromsit. I vetmi njeri që justifikon dhe kërkon lirimin e Veliajt është Mero Baze dhe askush tjetër. As Carlo Bollino s’ka pasur kaq shumë kurajë të thotë “lironi Zdromsin”. Mero Baze: Ilir Meta duhej në burg, po me Erionin ç’patët
21 Mars, 10:14 Mero Baze thotë: "Çfarëdo vendimi që të marrë Gjykata e Lartë është një vendim që gjykon Gjykatën e Lartë dhe jo Erion Veliajn" Në fakt është e kundërta, ai që gjykohet është Erion Veliaj dhe Gjykata e Lartë e ka thënë disa herë dhe me vendime të zbardhura se Erion Veliaj, duhet të qëndrojë në qeli.
Mero Baze thjesht ështe një mashtrues i paguar me para korrupsioni dhe aferash të pushtetit që më shumë sesa e mbron, i bën dëm Veliajt dhe i zgjat ditët e burgut./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

