Me përfundimin e kontratës koncensionare, tashmë shërbimi i hemodializës ofrohet nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore. Funksionimi i plotë nis të hënën, më 2 nëntor, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Në njoftim, theksohet prioriteti për vijimësinë e shërbimit si dhe sigurinë e cilësinë e tij. LEXO edhe...Projekt-buxheti 2027/ Shëndetësia mban ‘fronin’, e ndjekur nga Mbrojtja! Afro 280 mld për mbrojtjen sociale, 2-fishim bonusi dhe indeksim në prill për pensionistët “Nga 1 nëntori, shërbimi i hemodializës ka kaluar në administrimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), pas përfundimit të kontratës koncesionare. Prioriteti ynë mbetet garantimi i vijimësisë, sigurisë dhe cilësisë së këtij shërbimi jetik, pa ndërprerje për pacientët. Ekipet janë angazhuar në përgatitjet përfundimtare për funksionimin e plotë të shërbimit nga 2 nëntori, duke vendosur në qendër të çdo mase sigurinë dhe kujdesin ndaj pacientëve”, thuhet në postimin e ministrisë. P.J/E.H/ReportTv.al hemodializa ministria e shendetesise Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.2% Jo 41.5% Nuk e di 8.2% Vota total: 607 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
