Lajme Zone
Shenjtërimi i Nënë Terezës, krenaria jonë që u bë dritë për botën
KulturëJOQ Albania

Shenjtërimi i Nënë Terezës, krenaria jonë që u bë dritë për botën

Sot, më 5 shtator, Shqipëria përkujton Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një datë e veçantë që shënon këtë vit 10-vjetorin e shenjtërimit të saj. Më 5 shtator 2016, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku shpalli shenjtore Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza.

E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, Nënë Tereza ia kushtoi jetën njerëzve në nevojë, veçanërisht të varfërve dhe të sëmurëve. Përmes misionit të saj humanitar në Kalkutë dhe më gjerë, ajo u shndërrua në një simbol botëror të dashurisë, përkushtimit dhe humanizmit, duke fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Për shqiptarët, Nënë Tereza mbetet një prej figurave më të rëndësishme të krenarisë kombëtare dhe një simbol i paqes e i mirësisë. 5 shtatori shërben si një ditë reflektimi mbi trashëgiminë e saj dhe mesazhin që ajo përcolli gjatë gjithë jetës: të ndihmojmë dhe të duam njerëzit në nevojë, me përkushtim dhe pa dallim.