Në një kohë kur sezoni veror në Shëngjin ka përfunduar dhe plazhet janë boshatisur, Rana e Hedhun vijon të tërheqë turistë të huaj.Të ardhur me kampera, ata kanë zgjedhur tetorin për të eksploruar bregdetin shqiptar në një atmosferë më të qetë, larg fluksit të verës. Temperaturat më të buta u mundësojnë të shijojnë natyrën, detin dhe peizazhin e veçantë të zonës, duke treguar se Shëngjini mbetet një destinacion edhe gjatë vjeshtës.“Koha në tetor është shumë e përshtatshme për të udhëtuar me kamper. Nuk është shumë nxehtë dhe mund të shijosh më mirë natyrën dhe detin. Rana e Hedhun është një vend shumë i bukur dhe na pëlqen të qëndrojmë këtu.”“Ne vijmë shpesh në këtë zonë, sepse është një vend ideal për të qëndruar me kamper. Kemi ardhur edhe më parë dhe gjithmonë na pëlqen të rikthehemi. Ka shumë qetësi, natyrë të bukur dhe deti është shumë pranë.”Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, në Ranën e Hedhun vijojnë të ofrohen shërbime për turistët që zgjedhin të qëndrojnë ne kete zone turistike. Prania e vizitorëve në këtë periudhë tregon se Shëngjini po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion që mund të vizitohet gjatë gjithë vitit, jo vetëm në muajt e verës./RTSh - YouTube www.youtube.com

