Lajme Zone
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka intensifikuar kontrollet për respektimin e normave të zhurmës në zonat turistike.

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka intensifikuar kontrollet për respektimin e normave të zhurmës në zonat turistike. Gjatë kontrolleve janë përdorur matës të posaçëm për të verifikuar nivelin e zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në përputhje me legjislacionin për administrimin e zhurmës në mjedis. Sipas rezultateve të matjeve, niveli i zhurmës në të gjitha subjektet e kontrolluara ka rezultuar brenda kufijve të lejuar nga legjislacioni në fuqi. Njëkohësisht, efektivët kanë verifikuar edhe respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, i cili në zonat e banuara është nga ora 11:00 deri në orën 24:00. Paralelisht me kontrollet, janë zhvilluar edhe takime sensibilizuese me administratorë dhe pronarë subjektesh, aktiviteti i të cilëve gjeneron zhurmë nga muzika, me qëllim informimin mbi detyrimet ligjore për respektimin e nivelit të lejuar të zhurmës. Policia e Lezhës bën të ditur se kontrollet dhe monitorimi do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me synim garantimin e qetësisë për banorët dhe pushuesit që frekuentojnë bregdetin e Shëngjinit. Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave për ndotjen akustike ose cenimit të rendit publik, ndërsa Policia garanton reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.