Lajme Zone
Shën Tereza, 10 vjet shenjtore/ Ekspozohen në Tiranë dorëshkrimet shqip që dëshmojnë lidhjen e saj me atdheun
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shën Tereza, 10 vjet shenjtore/ Ekspozohen në Tiranë dorëshkrimet shqip që dëshmojnë lidhjen e saj me atdheun

Një dekadë më parë, Anjezë Gonxhe Bonjaxhi, gruaja që u bë nënë për njerëzimin, u shenjtërua nga Papa Françesku.

Një dekadë më parë, Anjezë Gonxhe Bonjaxhi, gruaja që u bë nënë për njerëzimin, u shenjtërua nga Papa Françesku. Në Meshën e Kanonizimit për Shën Terezën më 4 shtator 2016, Papa e quajti përcjellëse të mëshirës hyjnore që ndriçon errësirën që na rrethon. Misioni i saj vuri në dukje Ati i Shenjtë, “mbetet dëshmi e afërsisë së Zotit me më të varfrit.

Në 5 shtator, Kisha Katolike feston Shën Nënë Terezën, datën që shënon edhe ndarjen e saj nga jeta. Misionaret e Bamirësisë e kremtojnë këtë ditë me agjërim dhe lutje.

Ndërsa në Tiranë, në këtë përvjetor, u ekspozuan dorëshkrime në gjuhën shqipe të nobelistes, që tregojnë një raport të ngushtë emocional të Shenjtores për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Aktiviteti u organizua në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku të pranishme ishin misionare të Urdhrit Nënë Tereza, që shtrin veprimtarinë e tij në rreth 100 vende.

Edhe personalitete të politikës dhe jetës akademike kujtuan sot Shën Terezën përmes shprehjeve të saj dhe mrekullive që iu njohën Shenjtores që u përkul mbi të varfrit, mbi të sëmurët dhe mbi çdo njeri që kishte nevojë për mbështetje dhe dashuri. Top Channel