Jay Clayton është betuar si drejtori i nëntë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (DNI), duke marrë në dorë drejtimin e Komunitetit të Inteligjencës amerikane pas konfirmimit nga Senati javën e kaluar. Clayton, ish-prokuror i SHBA-ve për Distriktin Jugor të Nju Jorkut dhe ish-kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC), do të ketë përgjegjësinë për koordinimin e punës së 18 agjencive të inteligjencës amerikane. LEXO edhe...Nën dyshimet për korrupsion, Zelensky shkarkon nga detyra ambasadoren e Ukrainës në SHBA Ai do të shërbejë gjithashtu si këshilltari kryesor i presidentit për çështjet që lidhen me inteligjencën kombëtare. Gjatë ceremonisë së betimit, Clayton falënderoi Presidentin Donald Trump për besimin e dhënë dhe theksoi se forcimi i kapaciteteve të inteligjencës do të jetë prioriteti i tij kryesor në këtë detyrë. “Inteligjenca është mbrojtja jonë e parë dhe ne duhet ta kryejmë këtë mision siç duhet”, deklaroi Clayton. Ai kujtoi se Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) u krijua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe shmangien e dështimeve të ngjashme në të ardhmen. Sipas tij, kërcënimet ndaj sigurisë së SHBA-së nga kundërshtarët e saj vazhdojnë të jenë të pranishme. “Siguria dhe mbrojtja e popullit amerikan do të jenë udhërrëfyesi ynë kryesor”, u shpreh ai, duke premtuar më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe mbikëqyrje brenda komunitetit të inteligjencës. Clayton nënvizoi gjithashtu se agjencitë e inteligjencës duhet të qëndrojnë të përqendruara te misioni i tyre dhe të garantojnë që puna e tyre të mos përdoret për interesa politike. Ai zëvendëson Tulsi Gabbard, e cila la postin në qershor, pasi deklaroi se duhej t’i kushtonte më shumë kohë kujdesit ndaj bashkëshortit të saj pas diagnostikimit me kancer. K.M/ReportTv.al SHBA Jay Clayton Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.5% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 4802 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

