Zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë edhe angazhimin e personelit amerikan në Shqipëri.Sipas njoftimit, deri në 15 përfaqësues të qeverisë amerikane dhe 15 përfaqësues të kompanive kontraktore pritet të udhëtojnë drejt vendit tonë, afërsisht dy herë në vit, për të asistuar në vendosjen dhe integrimin e sistemeve, si dhe për të trajnuar personelin shqiptar. Departamenti Amerikan i Shtetit Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë. Paketa përfshin raketa me precizion të lartë, pajisje ushtarake, sisteme komunikimi dhe trajnim të personelit. Financimi do të realizohet përmes kredive amerikane.
Shqipëria po përgatitet të pajisë Forcat e Armatosura me sistemet raketore amerikane HIMARS, pas miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit të shitjes së mundshme të një pakete armatimesh me vlerë rreth 210 milionë dollarë.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, qeveria shqiptare ka paraqitur kërkesën për blerjen e dy sistemeve raketore M142 HIMARS, të cilat konsiderohen ndër platformat moderne të artilerisë me rreze të gjatë veprimi.
Paketa e kërkuar përfshin gjithashtu gjashtë kapsula me raketa M31A2 GMLRS dhe gjashtë kapsula të tjera me raketa M30A2 GMLRS, të pajisura me koka luftarake alternative.
Bëhet fjalë për sisteme që i japin ushtrisë mundësi të godasë objektiva me precizion të lartë dhe në distanca të konsiderueshme, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale të saj.
Çfarë përfshin paketa amerikane prej 210 milionë dollarësh?Përveç dy sistemeve HIMARS dhe municioneve përkatëse, marrëveshja përfshin edhe një sërë pajisjesh dhe shërbimesh mbështetëse, të domosdoshme për funksionimin e sistemeve të reja.
Në paketën e kërkuar janë përfshirë:
-Tetë sisteme informacioni taktik për artilerinë fushore.-Dy automjete ushtarake me lëvizshmëri të lartë.-Pajisje komunikimi dhe navigimi.-Raketa për stërvitjen e personelit.-Pjesë këmbimi dhe pajisje mirëmbajtjeje.-Mbështetje logjistike dhe shërbime teknike.-Trajnim për personelin e Forcave të Armatosura shqiptare.
Financimi i blerjes prej rreth 210 milionë dollarësh parashikohet të realizohet përmes kredive në kuadër të programit amerikan të Financimit të Ushtrisë së Jashtme (Foreign Military Financing).
Sipas vlerësimit të autoriteteve amerikane, pajisja e Shqipërisë me sistemet HIMARS do të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit si anëtar i NATO-s dhe do t'i mundësojë ushtrisë shqiptare të kryejë goditje precize në distanca të gjata.
Uashingtoni argumenton se këto sisteme do të rrisin kapacitetin e Shqipërisë për të penguar, neutralizuar dhe shkatërruar kërcënimet e mundshme ushtarake, duke përmirësuar njëkohësisht kontributin e saj në planet e mbrojtjes kolektive të Aleancës.
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se kjo shitje nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon dhe se Shqipëria ka kapacitetet e nevojshme për integrimin e pajisjeve të reja në strukturat e saj ushtarake.
Kontraktori kryesor i marrëveshjes do të jetë gjiganti amerikan i industrisë së mbrojtjes, Lockheed Martin, me seli në Teksas.
Zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë edhe angazhimin e personelit amerikan në Shqipëri.
Sipas njoftimit, deri në 15 përfaqësues të qeverisë amerikane dhe 15 përfaqësues të kompanive kontraktore pritet të udhëtojnë drejt vendit tonë, afërsisht dy herë në vit, për të asistuar në vendosjen dhe integrimin e sistemeve, si dhe për të trajnuar personelin shqiptar.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur gjithashtu se shitja e propozuar nuk do të ndikojë negativisht në gatishmërinë ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara.
Miratimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e shitjes së armatimeve, por nuk do të thotë se pajisjet janë dorëzuar tashmë apo se marrëveshja është përfunduar.

