Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SHBA/ Dy avionë civilë shkelin zonën e ndalim-fluturimit pranë klubit të Trump! U interceptuan nga 'F-16'


Vendosja e zonave të ndalim-fluturimit mbi ose pranë vendeve ku ndodhet presidenti amerikan është një praktikë e zakonshme për arsye sigurie. Shkelje të tilla ndodhin herë pas here, kryesisht nga avionë të vegjël, pilotët e të cilëve mund të mos jenë në dijeni të kufizimeve.

Dy avionë civilë janë interceptuar nga avionë luftarakë amerikanë F-16 pasi hynë në një zonë të përkohshme ndalim-fluturimi pranë fushës së golfit dhe klubit privat të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Bedminster të New Jersey-t. Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) konfirmoi se avionët F-16 u ngritën në ajër për të interceptuar avionët civilë dhe për t’i shoqëruar ata jashtë zonës së ndalim-fluturimit. LEXO edhe...Armëpushimi në Gaza, Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit: T’i jepet fund vuajtjeve të popullit tonë Sipas raportimeve të Fox News dhe New York Post, incidenti ndodhi në një distancë të shkurtër nga klubi i presidentit, ku Trump po kalonte fundjavën. Ushtria amerikane nuk bëri të ditur se sa avionë luftarakë u angazhuan në operacion dhe nuk dha detaje të tjera mbi avionin e aviacionit të përgjithshëm që shkeli kufizimet e përkohshme të fluturimit. Vendosja e zonave të ndalim-fluturimit mbi ose pranë vendeve ku ndodhet presidenti amerikan është një praktikë e zakonshme për arsye sigurie. Shkelje të tilla ndodhin herë pas here, kryesisht nga avionë të vegjël, pilotët e të cilëve mund të mos jenë në dijeni të kufizimeve. Xh.K/E.H/ReportTv.al New Jersey SHBA donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.5% Jo 47.1% Nuk e di 6.4% Vota total: 736 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?