Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Shantazhi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala/ Kuçana: Skandaloze. Kërcënim për politikën e biznesin. Zonja dhe Ergys Agasi kanë regjistruar çdokënd që kanë pasur interes


Pedagogia Ilirjana Kuçana e ftuar në News24 komentoi edhe shantazhin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës.

Pedagogia Ilirjana Kuçana e ftuar në News24 komentoi edhe shantazhin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës. Kuçana u shpreh se gazetarja Lala njihet nga të gjithë se është një person me integritet të lartë profesional e moral. Por, shtoi se zonja në fjalë Hyseni është duke kërcënuar politikën dhe biznesin, pasi ajo bashkë me Ergys Agasin dhe Ramën kanë regjistruar çdo person që kanë pasur interes. Ilirjana Kuçana: Vlora Hyseni i ka edhe familjarët e saj të lidhur me trafikun e drogës dhe në Kosovë janë ditur edhe këto informacione. Hyseni jo vetëm që ka lidhje me bandat kriminale, por guxon e kërcënon një gazetare me dinjitet si Klodiana Lala, duke i thënë që unë posedoj informacione për ju. Nuk ka qenë kërcënim për Klodiana Lalën, por ka qenë kërcënim për politikën dhe biznesin, sepse zonja me Ergys Agasin e me Ramën kanë regjistruar çdokënd që kanë pasur interes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Klodiana Lala shish skandali