Lajme Zone
Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb
SportReport TV

Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

Sezoni 2026-2027 premton një maratonë emocionesh që nis që tani dhe vazhdon deri në finalet e mëdha.

Ndeshjet kanë nisur, kalendari sportiv po mbushet çdo javë dhe për tifozët ka vetëm një pyetje: A do ti shohësh të gjitha? Sezoni 2026-2027 premton një maratonë emocionesh që nis që tani dhe vazhdon deri në finalet e mëdha. Duke filluar nga Premier League, LaLiga, Serie A, Ligue 1, Eredivise, Superliga turke, Sky Championship, kampionati turk, skocez, Abissnet Superiore që tashmë e kanë ngritur siparin, por pa harruar dhe Bundesligën gjermane që do të ngrejë siparin këtë javë. LEXO edhe...Tifozët kanë një arsye më shumë këtë sezon: Të gjitha kampionatet janë në DigitAlb Dhe kur kampionatet mbyllin javën, vijnë kupat: Champions League, Europa League, Conference League, FA Cup, Carabao Cup, Coppa Italia, Copa del Rey, DFB Pokal dhe Coupe de France. Të gjitha pjesë e një programacioni që i jep DigitAlb një nga sezonet sportive më të pasura. Por spektakli nuk është vetëm europian dhe nuk është vetëm futboll. Në ekran vijnë Formula 1 dhe MotoGP, NBA dhe kompeticionet e FIBA, Wimbledon dhe eventet e shumta të tenisit; si edhe UFC, boksi, volejbolli dhe eventet më të rëndësishme të atletikës botërore. Vëmëndja e shqiptarëve do të zhvendoset edhe te Kombëtarja. Ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, miqësoret dhe sfidat e tjera kuqezi do të ngjallin emocionet e një kombi të tërë. Objektivi për t’u ngjitur në Ligën B të Nations League, do të pasohet nga ëndrra për kualifikimin në Euro 2028, që nis eliminatoret në fillim të 2027. Prandaj, nëse nuk e keni bëre ende abonimin tuaj, tani është momenti. DigitAlb vijon deri në fund të këtij muaji me ofertën speciale për vetëm 24,900 Lekë në vit me paketën Premium, duke i dhënë tifozëve mundësinë të sigurojnë gjithë sezonin sportiv me një çmim fantastik. Për të mos humbur asnjë ndeshje, abonohuni tani në çdo pikë shitje të autorizuar të DigitAlb si edhe online në digitalb.al. SI.E./ReportTv.al DigitAlb Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.7% Vota total: 5212 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?