Lajme Zone
Sezoni i ri politik/ Pas ‘Pasqyrë Albania', Rama sot në Pogradec mbledhje me ministrat
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sezoni i ri politik/ Pas ‘Pasqyrë Albania', Rama sot në Pogradec mbledhje me ministrat

Pas takimit të një dite më parë me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama do të mbledh këtë të hënë ministrat –sërish në qytetin e Pogradecit. Në këtë takim i cili njihet një “retreat”, ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të c

Pas takimit të një dite më parë me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama do të mbledh këtë të hënë ministrat –sërish në qytetin e Pogradecit. Në këtë takim i cili njihet një “retreat”, ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. LEXO edhe...‘Pasqyrë Albania’, Berisha kundërshton projektin e qeverisë: Mashtrim, Diella e re shumë milionëshe Të dielën takimi me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste zgjati shatë orë. Kryefjalë e takimit ishin dy dokumentet e prezantuara nga shefi i qeverisë në fund të korrikut (‘Besa’, ‘Prania Besnike’), dokumente që synojnë të reflektojnë frymën e re të socialistëve në këtë mandat të katërt me theksin te shqetësimet e qytetarëve, si dhe ‘Pasqyrë Albania’, platforma ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale. Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protestën gati 3 muaj para zyrës së kryeministrisë. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al pasqyre albania PS Korce pogradec edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.9% Keq 29.7% Nuk e di 8.4% Vota total: 999 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?