Më shumë se 40 ditë nga seanca e fundit që mbylli sesionin e kaluar parlamentar, deputetët u rikthyen në sesion të ri pothuajse në të njëjtat kushte. Për të garantuar hyrjen e tyre të qetë në sallën e seancave plenare policia kishte vendosur disa kordone sigurie për të mbajtur qindra metra larg protestuesit. Element i ri i këtij sesionit karrigia e deputetes Marjana Koçeku, e cila nga kjo e martë do të ulet në rreshtat e deputetëve opozitarë zyrtarisht. Në sallë dallonin mungesat e Kryeministrit Rama, por edhe kreu i opozitës Berisha. LEXO EDHE:Mero Baze: Linçueset ‘ilegale’ të PD që maskohen si femra Siç e do tradita fjala e parë nga kryeparlamentari, me Peleshin që thelbin e vendosi të roli i ligjvënësve në integrimin e vendit dhe reformat e rëndësishme. “Gjatë këtij sesioni do të fillojmë punën për t’u përgatitur edhe për mënyrën se si Shqipëria do të funksionojë si një vend anëtar me të drejta të plota. Nuk do të presim ditën e anëtarësimit për të filluar përgatitjet për anëtarësimin. Do të fillojmë që sot. Çështje te rëndësishme të këtij sesioni mbeten edhe Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrative-Territoriale”, tha Peleshi. Opozitari Blushi ia uroi jetën e shkurtër jo vetëm sesionit por edhe legjislaturës. “I vetmi urim është t’i mbyllim sa më parë dyert këtij parlamenti që përfaqëson interesin e bandave dhe aspak interesat e shqiptarëve”, tha Tedi Blushi. Gazment Bardhi i PD i akuzoi kolegët e mazhorancës që sipas tij po bëhen vegla të një pushteti kriminal, duke iu referuar akuzave të një ish socialisti. “Ish zv. kryeministri juaj ka shpalosur hartën e kapjes së shtetit, njerëzit e tij herë me emrin Ron Yeffet, herën me emrin Ergys Agasi, herë me emrin Belinda Balluku. Ju kolegë të mazhorancës me kartonin tuaj i keni vënë zjarrin rregullat e funksionimit të një shteti normal. Keni djegur besimin e të rinjve se ky vend mund të bëhet, se nje sipërmarrës i zakonshëm si ai që ka miku i kryeministrit, apo si Belinda Balluku mbajnë peng kryeministrin e vendit”, tha Bardhi. Një ironi e kishte edhe me paralajmërimin e Kryeministrit se ndërhyrja e deputetëve për vende pune do të dënohet me burg. “Unë do ta votoj atë ligj i pari. Ju e meritoni të bëheni kështu si jeni bërë”, tha Bardhi. Përgjigjen e mori nga homologu socialist Balla, që kryefjalë kishte ‘Besën’ dhe ‘Praninë besnike’, lajtmotivet e mazhorancës gjatë gjithë ditëve të nxehta të gushtit. “Me angazhimin që do ta votoni angazhimin e kryeministri Rama. Është fillim i mbarë. Në hyjmë në një situatë të re përmes beses dhe pranisë besnike. Me këtë frymë hyjmë në këtë session, që është një sesion me peshë të madhe përgjegjshmërie që ka ky institucion. Shqipëria brenda bashkimit evropian brenda vitit 2030”, tha Taulant Balla. Pas një debati për rendin e ditës demokratët braktisën seancën. Socialistët të vetëm zgjodhën nënkryetaren e re të Kuvendit Evis Kushi, e cila do të zëvendësojë Klodiana Spahiun pasi me dorëheqjen e Evis Salës ajo mori votat si ministrja e re e Shëndetësisë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:11 Kuvendi votoi dekretin e Begajt për emërimin e saj si ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu nuk i fsheh dot emocionet! I shtrëngon dorën Shalsit Pasi Kuvendi votoi me 79 vota pro dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kjo e fundit nuk i ka fshehur dot emocionet në sallën e Parlamentit.Spahiu e ka pritur votimin e buzëqeshur dhe i ka shtrënguar dorën kolegut socialist Eduart Shalsi. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 18:04 Votimi për nënkryetaren e Kuvendit dhe dekretit për ministren e Shëndetësisë, opozita braktis seancën plenare (VIDEO) Me refuzimin për të vijuar me votimin për propozimin e Taulant Ballës për zgjedhjen e Evis Kushit si zv.kryetare e Kuvendit (duke pasuar Klodiana Spahiun), opozita u largua nga salla, duke braktisur seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.Pas votimit të dekretit të presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kryetari Niko Peleshi njoftoi mbylljen e seancës plenare. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 17:43 'Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale', Bardhi për propozimin e Ramës: Do jem i pari që do ta votoj Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se nëse kryeministri Edi Rama dërgon në Parlament ndryshimet në kodin penal, ku të parashikohet dënim me burg për ata që deputetë që ndërhyjnë për të futur njerëz në punë, ai do të jetë i pari që do ta votojë këtë ligj.“Prandaj nuk më vjen aspak keq për ju kur ju dëgjoj të ankoheni me gjysmë zëri se si ju keqtrajton Edi Rama dhe sesi po përpiqet t’ju bëjë mish për top para njerëzve që të mbulojë përgjegjësitë e tij. Për sa kohë ju nuk gjeni kurajën të bëni asgjë për të mbrojtur dinjitetin tuaj, atëherë e meritoni të trajtoheni pa dinjitet nga Edi Rama.Madje kur ai të sjellë në Parlament ndryshimet në kodin penal, siç ka paralajmëruar, ndryshimet në kodin penal, për t’ju futur në burg, pse ndërhyni të fusni njerëz në punë, unë do të jem i pari që do ta votoj. Kështu që merrni bllokun në dorë, ulni kokën të turpëruar dhe shkoni në vendin që ju dërgon Edi Rama dhe jo ndërgjegja juaj, për shfaqen më tallëse për shqiptarët. Ju nuk shkoni te njerëzit për t’ju dhënë llogari, por me kartonin tuaj në xhep, të gatshëm për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, sa herë iu urdhëron Edi Rama”, tha mes të tjerash Bardhi. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 17:41 Sesioni i ri/ Balla: Të mbyllim negociatat me BE-në brenda 2027-s! Të avancojmë me reformën zgjedhore, roli i opozitës i pazëvendësueshëm Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përcaktoi integrimin në BE dhe reformën zgjedhore si dy prej objektivave të mazhorancës për sesionin e ri parlamentar. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se synimi është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE brenda vitit 2030, ndërsa për reformën zgjedhore kërkoi angazhimin e të gjitha forcave politike, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm rolin e opozitës."Në fillim të sesionit, tradita e ka bërë që secili prej krerëve të grupeve të paraqesë objektivat e veta. Më vjen mirë që i paskeni ndjekur propozimet tona, përfshirë këtu propozimin e radhës, me angazhimin që do ta votoni, me shpresën se do të votoni të gjitha ligjet e anëtarësimit. BESA nuk është një fjalë, është besim, empati, shërbim, angazhim. Katër parime që duhet të na udhëheqin në çdo kontakt tonin me qytetarin. Jo për të dëgjuar sa punë kemi bërë, por për të folur me njerëzit.Partia nuk bën shtet dhe deputeti nuk ndërmjetëson favore. Edhe ai propozim është i shumëpritur pikërisht për t'i ndarë. Suksesi i “Pranisë Besnike” do të jetë kur qytetarët të kenë gjithmonë e më pak nevojë për “Praninë Besnike”. Me këtë frymë futemi në këtë sesion të ri të Kuvendit të Shqipërisë, një sesion me peshë të madhe rëndësie për ato detyra që ka ky institucion. Objektivi ynë është i qartë: mbyllja e negociatave deri në 2027 dhe Shqipëria pjesë e BE-së brenda 2030. Seanca e parë e këtij sesioni shërben për të shprehur objektivat. Të mbyllim negociatat për anëtarësim brenda krishtlindjet të vitit të ardhshëm, të mundësojmë ratifikimin nga 27 parlamentet e vendeve anëtare brenda vitit 2028 dhe ta ngremë flamurin tonë kombëtar kuqezi në qendër të Brukselit brenda vitit 2030. Duhet të avancojmë me reformën zgjedhore, kërkohet përpjekja e të gjitha forcave politike. Roli i opozitës është i pazëvendësueshëm. Përmbyllja e reformës territoriale që bëjmë një hap të rëndësishëm për një reformë që e nisëm në 2014 dhe që duhet të vazhdojë dhe në vitet në vijim", tha Balla. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 17:23 Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve! I kemi vënë popullit gardh metalik, Kuvendi në shtetrrethim Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur sot nga salla e Kuvendit se Parlamenti duhet të shpërndahet.Blushi tha se Parlamenti nuk përfaqëson më vullnetin e popullit shqiptar, por interesat e krimit të organizuar.Ai shtoi gjithashtu se Kuvendi ditën e sotme ishte kthyer në ‘shtetrrethim’, duke iu referuar masave të sigurisë të vendosura, teksa jashtë Parlamentit protestohej.“Doja ta nisja me një urim, që në fakt është sot urimi i shumicës dërrmuese të të gjithë shqiptarëve, që kjo legjislaturë të mbyllë sa më parë punimet, sepse ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Atyre shqiptarëve që edhe sot u kemi vënë para gardhe metalikë dhe e keni kthyer Kuvendin në shtetrrethim, të denjë vetëm për zotin Raketa që ka gjetur mirësinë të vijë sot në Kuvend dhe uroj të japë sqarime që e ka shndërruar Shqipërinë, një vend anëtar të NATO-s... Prandaj e ftoj zotin Raketa që t’i fusë edhe një raketë në mënyrë këtij Parlamenti që duhet të shkrihet. Shumica e ligjeve që sot po rrjepin shqiptarët mbajnë vulën tuaj”, tha mes të tjerash Blushi. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 17:18 Sesioni i ri/ Bardhi: Kuvendi noterizon plaçkitjen e Shqipërisë, Rama zhduku për interesa personale 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën në nisje të sesionit të ri parlamentar se po përdor Kuvendin për të miratuar, sipas tij ligje në interes të kryeministrit Edi Rama. Bardhi u ndal te ligji për investimet strategjike, duke pretenduar se përmes tij Rama ka zhdukur 2.1 milionë metër katrorë tokë shtetërore.“Një sesion i ri parlamentar duhet të nis ëme ato që do bëjmë më mirë për shqiptarët, por siç është katandisur ky kuvend skam ë dilemë se kjo mazhorancë do vazhdojë të votojë kokulur ligjet personale të Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë. Për Shqipërinë si tokë e djegur ku mundësitë për qytetarët e ndershëm digjen me votat e kartonëve të deputetëve të mazhorancës, kjo mazhorancë ka noterizuar kapjen e shtetit dhe plaçkitjen e Shqipërisë, refuzoni të përfshini në axhendë, zbatimin e vendimeve detyruese të Kushtetueses. me ligjin e investimeve strategjike i keni dhënë Ramës mundësinë të zhdukë për interesa personale 2.1 mln metër katrorë tokë shtetërore në zonat më të bukura të Shqipërisë”, tha Bardhi. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 17:15 Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat: Integrimi në BE, prioritet i punës së Kuvendit! Domosdoshmëri rishikimi i statusit të deputetit Në çelje të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar, kryetari Niko Peleshi bëri një përmbledhje të punës së Kuvendit sezonin e kaluar dhe përcaktoi 3 objektiva të reja. Të tria, kanë në qendër procesin e integrimit europian që do të jenë prioritet për punën e Kuvendit.Për reformën zgjedhore dhe territoriale, Peleshi tha se duhet të afrojnë institucionet me njerëzit. Gjithashtu, cilësoi si domosdoshmëri rishikimin e statusit të deputetit.“Integrimi evropian mbetet prioriteti numër një i punës së Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni. Kuvendi duhet të jetë një nga motorët e këtij procesi. Gjatë këtij sesioni do të punojmë në tri drejtime themelore.Së pari, përafrimi i legjislacionit. Kuvendi do të shqyrtojë me përparësi projektligjet që lidhen me standardet e Bashkimit Evropian dhe me përmbushjen e detyrimeve të negociatave duke u fokusuar te rezultatet. Ndaj, pas riorganizimit të tij, do të rrisim bashkëpunimin ndërmjet Shërbimit Legjislativ, strukturave përgjegjëse për përafrimin dhe Institutit Parlamentar. Do të forcojmë kontrollin post-legjislativ, sepse detyra e Kuvendit nuk përfn kur një ligj votohet, por vazhdon edhe gjatë zbatimit dhe vlerësimit të efekteve të tij.Së dyti, intensifikimi i diplomacisë parlamentare. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkon mbështetjen e institucioneve evropiane, të qeverive dhe të parlamenteve të vendeve anëtare. Kontaktet dinamike me parlamentet e 27 vendeve anëtare do të vazhdojnë. Në 28 shtator, Kuvendi do të organizojë në Tiranë Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda Strategjike e Zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimi i Shqipërisë”, e cila do të mbledhë përfaqësues të parlamenteve të vendeve anëtare, kandidate dhe të institucioneve evropiane. Ajo është një mundësi për të vendosur Shqipërinë në qendër të dialogut mbi të ardhmen e zgjerimit evropian. Një rol të rëndësishëm në këtë proces do të vazhdojnë të kenë Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian dhe Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme.Së treti, përgatitja për anëtarësimin e plotë. Gjatë këtij sesioni do të fillojmë punën për t’u përgatitur edhe për mënyrën se si Shqipëria do të funksionojë si një vend anëtar me të drejta të plota. Kjo kërkon plotësime ligjore dhe institucionale, një infrastrukturë të përshtatshme për pjesëmarrjen në proceset e vendimmarrjes evropiane dhe përgatitjen e administratës për përgjegjësitë e reja. Nuk do të presim ditën e anëtarësimit për të filluar përgatitjet për anëtarësimin. Do të fillojmë që sot.Çështje te rëndësishme të këtij sesioni mbeten edhe Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrative-Territoriale. Këto janë dy procese të ndryshme, por të dyja lidhen me cilësinë e demokracisë, përfaqësimin dhe funksionimin e institucioneve. Reformat tona duhet të afrojnë më shumë institucionet me qytetarin. Rishikimi i Statusit të Deputetit është një nevojë e domosdoshme, që ky mandat të shërbejë gjithmonë si instrument llogaridhënieje, mjet në shërbim të qytetarit, dhe jo si mburojë privilegjesh. Kuvendi do të vlerësojë nevojën për përmirësimin e legjislacionit mjedisor dhe forcimin e mekanizmave për zbatimin e tij, pasi mjedisi është pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e cilësisë së jetës", tha Peleshi duke shtuar se do të vihen në dispozicion edhe një sërë mekanizmash për modernizimin e Kuvendit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 17:13 Largimi nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku ulet në rreshtin e të pavarurve në Kuvend (VIDEO) Pas largimit nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku u ul në rreshtin e të pavarurve në Kuvend. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 17:02 Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët kthehen në Kuvend pas 1 muaj pushime Deputetët janë rikthyer në Kuvend, pas 1 muaj pushime. Seanca plenare nisi me himnin kombëtar. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 16:57 Evis Kushi nënkryetarja e re e Kuvendit, Taulant Balla e prezanton në mbledhjen e grupit të PS Evis Kushi do të jetë nënkryetare e parlamentit, detyrë që më parë e mbante Klodiana Spahiu. Kjo e fundit, pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Salës, kaloi në drejtimin e këtij dikasteri.Kushi është prezantuar nga Taulant Balla në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 14:49 Sesioni i ri/ Begaj apel për bashkëpunim: Mazhoranca t’i kthejë angazhimet në rezultate, opozita të ofrojë kontroll e alternativë! Protesta? Energjia e tyre të ushqejë dialogun Bashkëpunim në interes të qytetarëve u kërkoi Presidenti Bajram Begaj 140 deputetëve, në nisje të sesionit të ri parlamentar.“Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen me argumente. Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit. Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës", thotë Begaj. Të gjitha palëve u kujtoi kontributin që duhet të kenë, në interes të projektit madhor të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.“Kuvendi, duke ushtruar plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt. Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët", thuhet në mesazhin e Begajt. Begaj u solli në vëmendje deputetëve edhe protestën e qytetarëve, që tashmë ka hyrë në ditën e 101. Zëri i këtyre qytetarëve tha Presidenti duhet të gjejë hapësirë në debatin publik duke ushqyer një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira.Mesazhi i plotë i BegajtTë nderuar deputetë,Të nderuar qytetarë,Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, ju uroj punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive ndaj vendit dhe qytetarëve! Hapja e një sesioni të ri parlamentar është një moment për të reflektuar mbi rezultatet, për të identifikuar sfidat prioritare dhe për të programuar në mënyrë më efektive e institucionale punën e ardhshme. Shqipëria është sot një vend me ambicie të mëdha dhe me një shoqëri që merr pjesë gjithnjë e më shumë në jetën publike. Qytetarët shprehen më hapur për pritshmëritë, shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Kjo është pjesë e vitalitetit të një shoqërie demokratike dhe një tregues se demokracia jonë vazhdon të zhvillohet.Në këtë kuptim, protesta paqësore dhe shprehja e lirë e mendimeve janë pjesë e natyrshme e jetës demokratike. Jo gjithmonë do të kemi të njëjtat qëndrime dhe jo çdo kërkesë mund të gjejë të njëjtën përgjigje. Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen e institucioneve. Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira.Të nderuar deputetë,Një demokraci e konsoliduar nuk përcaktohet nga mungesa e dallimeve. Përkundrazi, ajo dallohet nga mënyra se si i përballon ato. Dallimet politike bashkëjetojnë me demokracisë dhe Kuvendi është vendi ku ato duhet të shprehen, të debatohen dhe të përballen me argumente.Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit. Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës. Interesat afatgjata të Shqipërisë kërkojnë një vizion përtej ndarjeve të ditës.Siguria kombëtare, shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reforma territoriale, si dhe e ardhmja evropiane e vendit kërkojnë vazhdimësi dhe një ndjenjë përgjegjësie që i bashkon të gjitha forcat politike.Të nderuar deputetë,Shqipëria ka bërë një zgjedhje të qartë strategjike për të ardhmen e saj. Rruga evropiane dhe orientimi ynë Euroatlantik janë pjesë e kësaj zgjedhjeje. Rrugëtimi evropian është një projekt kombëtar, një proces i thellë ndryshimi shoqëror që kërkon vazhdimësi, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.Në këtë projekt, secili mund të japë kontributin që i takon. Kuvendi, duke ushtruar plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt.Bashkimi Evropian nuk është vetëm një destinacion diplomatik apo një objektiv politik. Për qytetarët tanë, ai lidhet me besimin te reformat, me cilësinë e institucioneve dhe me sigurinë se ligji zbatohet për të gjithë.Reformat që na ndihmojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian janë reforma që e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më sociale, më funksionale dhe më krenare për qytetarët e saj.Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin.Të nderuar deputetë,Shqipëria ka përpara saj objektiva të rëndësishme dhe shumë mundësi. Për t'i shfrytëzuar ato, kemi nevojë për bashkëpunim, angazhim, dialog, dhe për besimin se, edhe kur kemi dallime, jemi në gjendje të punojmë së bashku për atë që është në interes të vendit.Mandatet dhe bindjet politike janë të ndryshme, por përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët.Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që forcon institucionet, që forcon besimin e qytetarëve te politika dhe shteti!Ju uroj punë të mbarë dhe suksese! SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 12:29 Balla: Reforma territoriale dhe zgjedhore, prioritetet e PS! Të përgatitemi në kohë për vendoret 2027 (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore do të jenë dy nga prioritetet kryesore të mazhorancës në sesionin e ri parlamentar.“Themeli i punës për këtë shumicë është miratimi i reformës territoriale dhe miratimi i një reforme zgjedhore që të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, për të garantuar në kohë marrjen e masave për zgjedhjet vendore të 2027-s”, tha Balla. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:35 Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Përcaktoni prioritetet e integrimit, PS nuk e do anëtarësimin! Hiqni dorë nga reforma territoriale e njëanshme Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën se po nis sesionin e ri parlamentar pa përcaktuar ligjet prioritare që lidhen me procesin e integrimit europian. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Tabaku kërkoi që lista e ligjeve të integrimit të ndahet me opozitën, ndërsa i bëri thirrje PS-së të heqë dorë nga miratimi i njëanshëm i reformave territoriale dhe zgjedhore.“Po nisni një sesion ku nuk përcaktohen ligjet për integrimin. A ju duket sikur jeni një kuvend që po punon për integrimin? Po jua them këtu një kërkesë të bërë para një viti: ndajeni me opozitën listën e ligjeve të integrimit. Integrimi do të duhet të jetë një proces transparent. Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë. Pastaj na thoni neve se nuk punojmë për integrimin? Ju nuk jeni serioz dhe këtë proces po e trajtoni si të tillë.Kam edhe një thirrje tjetër: hiqni dorë nga kalimi i nismave të rëndësishme në mënyrë të njëanshme. Nuk mund të ketë reformë territoriale të njëanshme, nuk mund të ketë reformë zgjedhore të njëanshme ndryshe ky kuvend nuk mund të quhet kuvend i shqiptarëve”, tha Tabaku. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 09:03 Dorëheqja e Evis Salës, Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dorëheqjen e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie.Dekreti i kalon sot seancës plenare për votim dhe më pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit për të nisur detyrën. Xh.K/Shqiptarja.com Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: PD PS Kuvend 8 shtator 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento arber: 09/09/2026 01:27 MUA ME DUKET SE PROTESTA DREJTOHET NGA PARTIA DEMOKRATIKE.....SEPSE PEOTESTUESIT NUK HEDHIN ASNJE VEZE MBI DEPUTETET DHE MAKINAT E PARTISE DEMOKRATIKE....sepse thane se do i godasin te gjithe...dhe godasin vetem PS.... Përgjigju Rita: 08/09/2026 17:39 Kur kishim nje problem i cili kerkonte zgjidhje kjo,Evisi,ish ministrja e arsimit as e vuri ujin ne zjarr.Çudi paska bere hapa edhe me te medhenj.I gjeten Evisit nje karrike Përgjigju Beni: 08/09/2026 17:34 Ne fakt Irisi eshte kampione ne Shqiperi,si administratore per vjedhje ne OJQ.Ka qene 1 per te rrjepur pare,e tmerrshme.Sajote projekte,dhe te gjithe paret i merrte per vete. Përgjigju Shqiptari: 08/09/2026 16:58 Turp!Nuk bëhet politik me ofendime,por me ide. Përgjigju Smbd: 08/09/2026 18:45 Plotesisht dakord! Linda: 08/09/2026 15:55 Sude Tabaku qe u be oligare me pronat e zhvatura nga populli shqiptar po thote se PS nuk e do anetarsimin e Shqiperis ne Evrop!!! I ka rreshkitur truri fare se duket ato dozat e droges qe e drogojn Noka me Zenin nuk kane me cilesin e fillimit ja japin te perzier qe te flasi percart ashtu sic i pelqen Berishes! Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2361 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
