Lajme Zone
Sërish tensione te Kryeministria, policia nuk lejon protestuesit në bulevard; disa të shoqëruar
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Sërish tensione te Kryeministria, policia nuk lejon protestuesit në bulevard; disa të shoqëruar

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe sot me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Policia ka ndërhyrë edhe sot kundër protestuesve që kundërshtojnë qeverinë e Edi Ramës, duke i larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe duke mos i lejuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë. Ndërhyrja ka shkaktuar shtyrje dhe përplasje, ndërsa disa persona, kryesisht vajza, janë shoqëruar nga efektivët. Revolta qytetare vijon mes tensioneve. Protesta kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe sot me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Sapo protestuesit janë afruar pranë Kryeministrisë, efektivët kanë ndërhyrë për t'i larguar, duke mos i lejuar të qëndrojnë në pjesën e bulevardit përpara selisë së qeverisë.

Policia ka shtyrë qytetarët drejt zonës së Kryesisë së Kuvendit, duke liruar sërish bulevardin për qarkullimin e automjeteve. Ndërhyrja është kundërshtuar nga protestuesit dhe ka sjellë shtyrje e momente tensioni mes palëve.

Gjatë përplasjeve, efektivët kanë shoqëruar disa persona, kryesisht vajza. Shoqërimet kanë ndodhur ndërsa protestuesit kundërshtonin largimin nga hapësira përpara Kryeministrisë.

Situata përsërit skenarin e një dite më parë, kur policia ndërhyri për të larguar qytetarët nga bulevardi dhe për t'i zhvendosur drejt trotuarit pranë Kryesisë së Kuvendit. Edhe dje, protestuesit kundërshtuan kordonin policor dhe tentuan të riktheheshin në rrugë, por u penguan nga efektivët.

Prej disa ditësh, qytetarë dhe të rinj kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, por edhe kundër klasës së vjetër politike që ka dominuar vendin për më shumë se tri dekada. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dy figurave kryesore të politikës shqiptare, duke kërkuar jo thjesht ndryshimin e qeverisë, por edhe shkëputjen nga sistemi politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin.

Revolta qytetare është shoqëruar edhe me përpjekje për ta distancuar protestën nga partitë tradicionale. Të rinjtë kanë kundërshtuar përfshirjen e strukturave të Partisë Demokratike dhe përpjekjet për ta paraqitur tubimin si pjesë të aksionit opozitar të Sali Berishës. Ky qëndrim ka sjellë përplasje verbale dhe akuza ndaj organizatorëve, ndërsa përfaqësues të PD-së kanë sulmuar publikisht disa prej aktivistëve.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka kritikuar protestuesit dhe ka mbështetur ndërhyrjet e policisë. Kështu, protesta është përballur njëkohësisht me kundërshtimin politik të qeverisë dhe me sulmet e përfaqësuesve të opozitës tradicionale, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të kërkojnë që revolta të ruajë karakterin e saj qytetar dhe të pavarur.

Pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë dhe përpjekjeve për t'i larguar nga bulevardi, qytetarët kanë vijuar të dalin në protestë, duke e mbajtur të hapur përballjen e tyre me qeverinë dhe me klasën politike që kundërshtojnë.protesta tension Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Kur populli kap gurin, tregon gjendjen e rëndë”, Dashamir Shehi: Rama në ditën e tij më të keqe 17 Nëntor 2026, 18:2318:23Aktualitet U dëmtua në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Nuk kam siguri për shikimin 17 Nëntor 2026, 17:4517:45Aktualitet Lubonja shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët po ikin, ndërsa ai na servir gënjeshtra! Asambleja e PS si funeral 17 Nëntor 2026, 14:5214:52Aktualitet Skema e narkotrafikut në aeroporte që po merr në qafë shumë të pafajshëm: Historia e biznemenit kanadez në Shqipëri 17 Nëntor 2026, 14:5114:51Aktualitet Nga viti 2027 pritet biletimi elektronik në transportin publik, autobusët do të monitorohen përmes Google Maps 17 Nëntor 2026, 14:3114:31Aktualitet Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka: Mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të shumta 17 Nëntor 2026, 13:1513:15Aktualitet