Lajme Zone
Sërish protestë para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë! Disa shoqërime
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Sërish protestë para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë! Disa shoqërime

Protesta e radhës po zhvillohet këtë të martë para Kryeministrisë teksa janë regjistruar tensione mes forcave të rendit dhe qytetarëve, duke sjellë edhe shoqërimin e disa prej protestuesve.

Protesta e radhës po zhvillohet këtë të martë para Kryeministrisë teksa janë regjistruar tensione mes forcave të rendit dhe qytetarëve, duke sjellë edhe shoqërimin e disa prej protestuesve. Tubimi, i cili nisi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, u tensionua kur situata eskaloi në shkallët e institucionit qeveritar. Një protestues refuzoi vazhdimisht thirrjet për t’u larguar nga zona e shkallëve. Përballë kësaj situate, efektivët e policisë ndërhynë për ta larguar me forcë. Situata më pas pati tensione të tjera që pasuan me disa shoqërime në komisariat. Autoritetet nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar për numrin e saktë të personave të shoqëruar.