Lajme Zone
Serish probleme në aksin Librazhd–Hotolisht/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Serish probleme në aksin Librazhd–Hotolisht/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës

Rënia e masiveve të gurëve dhe dherave ka sjellë sërish probleme në aksin rrugor kombëtar Librazhd–Hotolisht, gjatë natës së fundit.

Rënia e masiveve të gurëve dhe dherave ka sjellë sërish probleme në aksin rrugor kombëtar Librazhd–Hotolisht, gjatë natës së fundit. Ngjarja është shënuar rreth mesnatës, në afërsi të një kompleksi, rreth 2 kilometra larg qendrës së fshatit Hotolisht. Nga lartësia e kodrës janë shkëputur masive gurësh dhe dherash, të cilat kanë përfunduar në trasenë e rrugës kombëtare. Një sasi e konsiderueshme gurësh ka mbuluar rrugën, duke penguar qarkullimin e automjeteve. Fatmirësisht, në momentin e rrëshqitjes nuk ka pasur automjete që po kalonin në këtë segment, duke shmangur një tjetër ngjarje të rëndë. Për rreth gjysmë ore, ky segment rrugor ka mbetur i bllokuar. Në vendngjarje janë grumbulluar edhe dhjetëra persona që ndodheshin në një prej lokaleve të kompleksit pranë zonës ku ndodhi rrëshqitja të cilët sinjalizuan autoritetet për ngjarjen. Policia dhe strukturat e emergjencave civile kanë mbërritur në vend dhe kanë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit. Ky aks rrugor është përballur edhe më herët me probleme të ngjashme për shkak të terrenit të thepisur dhe rrëshqitjeve të masiveve shkëmbore. Vetëm pak javë më parë, në të njëjtën zonë, rënia e një masivi shkëmbor mbi një automjet i mori jetën një 42-vjeçari nga Gjergjani i Elbasanit.

Rëniet e shpeshta të gurëve dhe dherave në këtë segment mbeten një shqetësim serioz për sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe banorëve që lëvizin përgjatë aksit Librazhd–Hotolisht. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb