Lajme Zone
Sërish panik për Musialën, shtrihet në fushë pak minuta pas aktivizimit
SportCNA

Sërish panik për Musialën, shtrihet në fushë pak minuta pas aktivizimit

Jamal Musiala ka ngjallur sërish panik në fushën e lojës gjatë ndeshjes miqësore që Bayern Munich zhvilloi kundër Heidenheim. Mesfushori 23-vjeçar u rrëzua papritur në tokë në minutën e 67-të, vetëm gjashtë minuta pas futjes së tij si zëvendësues. Loja u ndërpre menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë, ku ndërhynë mjekët e ekipit dhe stafi i emergjencës. Pas disa minutash trajtimi në fushë, gjendja

Jamal Musiala ka ngjallur sërish panik në fushën e lojës gjatë ndeshjes miqësore që Bayern Munich zhvilloi kundër Heidenheim.

Mesfushori 23-vjeçar u rrëzua papritur në tokë në minutën e 67-të, vetëm gjashtë minuta pas futjes së tij si zëvendësues.

Loja u ndërpre menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë, ku ndërhynë mjekët e ekipit dhe stafi i emergjencës. Pas disa minutash trajtimi në fushë, gjendja e tij u stabilizua dhe lojtari u ngrit në këmbë.

Ai u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor pa pasur nevojë për barelë. Ky është rasti i dytë i tillë brenda pak ditësh, pasi Musiala pësoi një gjendje të ngjashme të fikëti edhe në miqësoren e së shtunës ndaj Leipzig. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.