Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Serbia kërcënon me devijim të Ibrit, përplasje e fortë mes Tiranës dhe Beogradit, Hoxha: Uji s’është mjet presioni politik! Kryediplomati serb: Tirana s’ka pse ndërhyn! Prishtina kërkon reagim ndërkombëtar


Deklarata e Aleksandër Vuçiç për devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, ka sjellë një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Beogradit

Deklarata e Aleksandër Vuçiç për devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, ka sjellë një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Beogradit këtë të hënë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha, paralajmëroi sot se Beogradi nuk mund të përdorë ujin për të ushtruar presion ndaj një shteti apo popullsie teksa i kujtoi Vuçiçit konventat ndërkombëtare. "Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet përmes konsultimit me palën e prekur. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër" tha Hoxha. LEXO EDHE:Përplasjet mes Tiranës e Beogradit, Vuçiç: Lumi Ibër është çështje e brendshme e Serbisë, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë! Pak orë më vonë kësaj deklarate iu përgjigj në rrjetin social X kryediplomati serb Marko Djuric duke thënë se Tirana nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet e saj ujore. "Serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si do t’i menaxhojë burimet e saj natyrore. Shqipëria nuk do t’i marrë këto vendime dhe as askush tjetër jashtë Serbisë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e popullit tonë, integritetin e territorit tonë dhe interesat tona legjitime kombëtare. Përpjekjet për të larguar vëmendjen nga situata në terren ose për të pretenduar një rol në çështje që nuk janë në juridiksionin e Shqipërisë nuk do të kenë sukses" tha ai. Sipas Djuriçit, Shqipëria po përpiqet të largojë vëmendjen nga, sipas tij, shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe nuk ka asnjë bazë për të ndërhyrë në çështjet që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore të Serbisë. Kryediplomati serb foli edhe për "Shqipërinë e Madhe", duke i kërkuar Tiranës të ulë retorikën dhe këmbëngulur se Serbia do të vendosë vetë për administrimin e burimeve të saj. "Dua të jem gjithashtu i qartë: nuk ka vend për një Shqipëri të Madhe, apo për çdo projekt tjetër të bazuar në zgjerimin etnik dhe ndryshimin e kufijve, në të ardhmen evropiane të rajonit tonë. Ajo për të cilën kemi nevojë nuk është krijimi i shteteve të reja apo më të mëdha kombëtare, por një rajon ku kufijtë ta humbin gradualisht fuqinë për të na ndarë; një rajon i hapur për njerëzit, tregtinë, bashkëpunimin dhe mirëqenien e përbashkët, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti" tha ai. Edhe Kosova reagoi ndaj deklaratave të Vuçiçit. Albulena Haxhiu, ushtruese e Detyrës së Presidentit në Kosovë, shfrytëzoi një takim me diplomatë për të kërkuar reagim ndërkombëtar për këto deklarata. "Një tjetër shqetësim serioz që duhet të adresohen me partnerët tanë ndërkombëtarë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini për letencën dhe liqenin e Ujmanit, janë pjesë e një sistemi epik për furnizim me ujë për energjinë bujqësinë dhe jetën e qindra mijërave qytetarëve të Kosovës. Ndërhyrja e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasoja shumë përtej një çështjeje teknike, ngase do ta prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Republikës tonë" tha Haxhiu. Ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk është e re. Vuçiç e kishte përmendur edhe dy vite më parë, kur kishte mohuar përfshirjen e Serbisë në shpërthimin që dëmtoi kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin-Potokut. Nga lumi Ibër varet furnizimi me ujë në një pjesë të madhe të Kosovës, si dhe prodhimi i energjisë elektrike. Por të dielën, Vuçiç gjatë vizitës në punimet e Urës së Vjetër Hekurudhore në Beograd iu rikthye sërish idesë së zhvendosjes së rrjedhës së Ibrit. “Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi ai. Po nga politika e Tiranës për zhvillimet në Beograd lidhur me Kosovën reagoi edhe kryeopozitarit Berisha, i cili komentoi edhe një herë deklaratën e Zelenskyt për mos njohjen e Kosovës shtet. Për Berishën deklarata është e papranueshme por sipas tij Shqipëria nuk mund ta tërheqë mbështetjen për Kievin. "Në qoftë se presidenti bëri një deklaratë të tillë, ne nuk e harrojmë dhe ne nuk pranojmë këtë deklaratë, por natyrisht nuk mund të bëhet fjalë që ne të ndryshojmë qëndrimin ndaj agresionit barbar rus, ndaj popullit të Ukrainës dhe kombit ukrainas që po bën një luftë heroike, në fakt në mbrojtje të pavarësisë dhe të integritetit" tha ai Deklarata Zelenskyt u kundërshtua edhe në mes politikës së Kievit. Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, thotë se njohja e Kosovës nuk do ta shkelte të drejtën ndërkombëtare, pasi është totalisht çështje ndryshe nga Ukraina. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 21:00 Përplasjet mes Tiranës e Beogradit, Vuçiç: Lumi Ibër është çështje e brendshme e Serbisë, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë! Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish, pasi deklaratat e tij se Serbia po shikon mundësinë që të devijojë rrjedhës e Lumit Ibër, i cili furnizon Liqenin e Ujmanit, jetik për nevojat e Kosovës me ujë, shkaktuan reagim të gjerë të faktorit shqiptar.Për RTS, Vuçiç, pas ‘përplasjeve’ mes Prishtinës e Beogradit ka deklaruar se zhvendosja e rrjedhës së Lumit Ibër është ‘çështje e brendshme e jona’.“Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, tha presidenti Vuçiç më tej.Presidenti i Serbisë komentoi gjithashtu pse deklarata e tij për lumin Ibër e shtyu palën shqiptare të kontaktojë Brukselin dhe nga u njoftua se do të ngrihet një grup pune.“Kemi një problem diku rreth Ribarić-it, le të shohim, le të shohim për çfarë bëhet fjalë, dhe pastaj do të shohim”, tha Vuçiç.Ai theksoi se shqiptarët “duhet ta bëjnë këtë për të mbuluar të gjitha krimet e tyre kundër popullit serb - arrestime, ngacmime, ngacmime të serbëve, shembje shtëpish, rrahje fjalë për fjalë të serbëve vetëm sepse serbët janë kudo”.Sipas tij, terrori po kryhet së bashku me organet e bashkësisë ndërkombëtare për të minuar çdo ditë institucionet e Serbisë në Kosovë dhe për të forcuar institucionet që nuk kanë lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë themeluar në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare.Sot, KFOR-i bëri gjithashtu një deklaratë, duke pohuar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe pikërisht për këtë arsye ata po fillojnë të integrojnë të ashtuquajturën polici të Kosovës në strukturën e tyre pranë Visoki Deçani.Presidenti tha se sonte do të ketë një bisedë me Milan Mojsiloviqin, pasi sot foli me komandantin e KFOR-it rreth qëllimit të tyre për të braktisur urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë."Kjo është arsyeja pse ndërhyrja jonë pasoi, në mënyrë që diçka e tillë të mos lejohet. Asnjë nga këto nuk është e papritur për mua. Mos harroni: 19 vende të NATO-s na bombarduan në vitin 1999, me një qëllim të vetëm, të na e merrnin Kosovën dhe Metohinë", tha presidenti VuçiçSiç tha ai, ata janë të habitur që kaq shumë vite pas shpalljes së pavarësisë së Prishtinës, ata ende nuk kanë njohje nga Serbia dhe shumë vende në botë.“Ata duhet ta përfjnë lojën e tyre dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Varet nga ne të jemi të duruar, të jemi mjaftueshëm të zgjuar, të jemi mjaftueshëm të përgjegjshëm, të mos nxitohemi me kokëfortësi drejt luleshtrydheve, jo sepse kemi frikë nga askush. Siç mund ta shihni, unë nuk kam frikë prej tyre dhe mendoj më të keqen për veprimin e përbashkët të Prishtinës, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë kundër popullit serb. Më të keqen”, theksoi Vuçiç. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 19:54 Hoxha kritikoi deklaratat e Vuçiçit për Ibrin, kryediplomati serb sulmon Tiranën: Po ndërhyn në çështje që s'i takojnë, uji i Serbisë nuk administrohet nga Shqipëria Pasi Shqipëria kundërshtoi deklaratat e Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, ka reaguar zyrtarisht edhe ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç. Në një postim të gjatë në rrjetin X, ai sulmon qëndrimin e Tiranës dhe ministrit Ferit Hoxha, duke pretenduar se vendi ynë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet e saj ujore.Sipas Djuriçit, Shqipëria po përpiqet të largojë vëmendjen nga, sipas tij, shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe nuk ka asnjë bazë për të ndërhyrë në çështjet që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore të Serbisë. Kryediplomati serb flet edhe për "Shqipërinë e Madhe", i kërkon Tiranës të ulë retorikën dhe këmbëngul se Serbia do të vendosë vetë për administrimin e burimeve të saj natyrore.Në reagimin e tij, Ferit Hoxha theksoi se “uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik apo si mjet për të ndëshkuar një shtet ose popullsi tjetër”, dhe kërkoi që çdo projekt që prek ujërat ndërkufitare të trajtohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. "Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik apo si mjet për të ndëshkuar një shtet ose popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore. Ne besojmë fort dhe presim që çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, e jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve dhe veprimeve të njëanshme" tha Hoxha në deklaratën e tij. Deklatata e plotë e Djuric në X"E kam parë me vëmendje deklaratën e ministrit Ferit Hoxha lidhur me lumin Ibër. Ajo që po shohim është një përpjekje e qartë për të ndryshuar temën dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e vazhdueshme të të drejtave themelore të popullit serb në Kosovë e Metohi, për të cilat Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mbetet dukshëm në heshtje. Kur shqetësimi shprehet vazhdimisht vetëm në një drejtim, ndërsa të drejtat dhe siguria e një komuniteti të tërë etnik injorohen, bëhet gjithnjë e më e vështirë që një qasje e tillë selektive të konsiderohet politikisht ose etnikisht neutrale.Lumi Ibër nuk kalon nëpër Shqipëri dhe Shqipëria nuk është shtet breglumor në pellgun e tij. Për këtë arsye, Shqipëria nuk ka asnjë bazë territoriale apo hidrologjike për të pretenduar një rol në përcaktimin e mënyrës se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet e saj ndërkombëtare. Vendimi i Tiranës për t’u përfshirë në këtë çështje, ndërkohë që shpërfill presionin sistematik ndaj popullsisë serbe dhe sulmet ndaj pronës serbe, ngre në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje për motivet politike të kësaj ndërhyrjeje. Ai ringjall gjithashtu shqetësime legjitime për koncepte të njohura rajonale që synojnë ta trajtojnë territorin dhe burimet e Serbisë si pjesë të një sfere më të gjerë politike shqiptare.Dua të jem gjithashtu i qartë: nuk ka vend për një Shqipëri të Madhe, apo për çdo projekt tjetër të bazuar në zgjerimin etnik dhe ndryshimin e kufijve, në të ardhmen evropiane të rajonit tonë. Ajo për të cilën kemi nevojë nuk është krijimi i shteteve të reja apo më të mëdha kombëtare, por një rajon ku kufijtë ta humbin gradualisht fuqinë për të na ndarë; një rajon i hapur për njerëzit, tregtinë, bashkëpunimin dhe mirëqenien e përbashkët, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti.Serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si do t’i menaxhojë burimet e saj natyrore. Shqipëria nuk do t’i marrë këto vendime dhe as askush tjetër jashtë Serbisë.Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e popullit tonë, integritetin e territorit tonë dhe interesat tona legjitime kombëtare. Përpjekjet për të larguar vëmendjen nga situata në terren ose për të pretenduar një rol në çështje që nuk janë në juridiksionin e Shqipërisë nuk do të kenë sukses.Veçmas kësaj, kemi vënë re edhe interesimin e fundit të Shqipërisë për mënyrën se si Serbia e zhvillon politikën e saj të jashtme, përfshirë kë takojmë dhe përse, i shoqëruar me një dozë të panevojshme përçmimi. Vëmendja është prekëse, por diplomacia me megafon nuk i shërben asnjërit prej vendeve tona. Do të ishte më e mençur të ulej retorika dhe t’i riktheheshim të vetmes rrugë që mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë për rajonin tonë: marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, barazinë sovrane dhe bashkëpunimin e sinqertë.” U.D/Shqiptarja.com Share Ora 18:40 'Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënuese', Haxhiu: Diplomatët e huaj të informojnë partnerët për rrezikun ndaj Ibrit Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i cilësoi kërcënuese deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke kërkuar që ato të adresohen me partnerët ndërkombëtarë.Duke folur në Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu tha se diplomatët kosovarë duhet t'i informojnë qeveritë e vendeve ku shërbejnë për pasojat që, sipas saj, mund të ketë një ndërhyrje e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare. Ajo theksoi se sistemi Ibër-Lepenc dhe liqeni i Ujmanit janë jetikë për furnizimin me ujë, energjinë dhe bujqësinë në Kosovë.“Në anën tjetër, Serbia vazhdon politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës, një tjetër shqetësim serioz që duhet të adresohen me partnerët tanë ndërkombëtarë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini për letencën dhe liqenin e Ujmanit, janë pjesë e një sistemi epik për furnizim me ujë për energjinë bujqësinë dhe jetën e qindra mijërave qytetarëve të Kosovës. Ndërhyrja e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasoja shumë përtej një çështjeje teknike. Nga se do ta prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Republikës tonë. Për këtë arsye, diplomatët tanë duhet t’i bëjnë të njohura këto deklarata në kryeqytetet ku shërbejnë, dhe t’i informojnë qeveritë e vendeve pritëse për natyrën dhe pasojat e kësaj ideje absurde sa edhe kërcënuese. Duhet ta bëjmë të qartë se përdorimi i burimeve ujore si instrument presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe se ide të tilla që ringjallin qasje shoviniste dhe destabilizuese ndaj Kosovës duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e duhur ndërkombëtar. Kosova pret nga partnerët e saj që çdo veprim që rrezikon burimet ujore jetike për vendin të trajtohet me përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare, përfshirë edhe përdorimin e drejtëve të arsyeshme të tyre dhe detyrimin për të parandaluar dëmin e konsiderueshëm ndërkufitar" tha Haxhiu. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:52 Shqipëria reagon pas deklaratave të Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni për të ndëshkuar një shtet Shqipëria ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç bërë gjatë fundjavë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një deklaratë të postuar në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha shpreh shqetësim të thellë dhe thekson se çdo ndërhyrje në një rrjedhat ndërkufitare të ujit nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme, veçanwrisht kur prek interesat e një shteti tjetër. Më poshtë reagimi i plotë:“Shqipëria shpreh shqetësim të thellë për deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujërash ndërkufitare nuk është një çështje thjesht e brendshme dhe as një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një shteti tjetër.E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë pikë. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si edhe detyrimi për të bashkëpunuar, shkëmbyer informacion dhe konsultuar për masat që mund të kenë ndikim ndërkufitar, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së UNECE për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar gjithashtu mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt apo masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë ose cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, pas një vlerësimi të plotë të ndikimeve ndërkufitare dhe në konsultim me palën e prekur.Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik apo si mjet për të ndëshkuar një shtet ose popullsi tjetër.Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore.Ne besojmë fort dhe presim që çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, e jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve dhe veprimeve të njëanshme.” U.D/Shqiptarja.com Share Ora 12:51 Zelensky ripohoi mosnjohjen e Kosovës, Berisha: E pavend dhe e papranueshme! Mbështesim luftën heroike të Ukrainës ndaj agresionit rus Deklarata në Beograd e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për mosnjohjen e Kosovës, cilësohet si e papranueshme nga Partia Demokratike. Kreu i saj, Sali Berisha, tha në një konferencë për mediat se deklarata bie në kundërshtim me vendimet e institucioneve ndërkombëtare që njohin legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.Paralelisht, Berisha thotë se Shqipëria është mike me Ukrainën dhe solidarizohet me luftën e saj kundër agresionit rus. Si rrjedhojë, nuk duhet të reshtë mbështetja ndaj popullit ukrainas. Kreu i PD e quan Serbinë “kali i Trojës së Kremlinit” në Ballkan dhe “Rusinë e vogël” që shërben si prapavijë e Moskës.“Sot kemi një deklaratë në të cilën ne shprehim keqardhje për deklaratën e presidentit Zelensky në Beograd për pavarësinë e Kosovës, të cilin ai u shpreh se është e njëanshme. Kjo deklaratë e presidentit Zelensky vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me planin e Ahtisarit të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.Vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e vendeve kryesore anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Vjen në kundërshtim të hapur me të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar, të interpretuara ato me kërkesë të Beogradit nga Gjykata Ndërkombëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila është shprehur për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Por nga ana tjetër, deklarata është dhe në një aspekt tjetër jashtë çdo konteksti historik.Shqiptarët janë një komb mik me kombin ukrainas dhe në Shqipëri dhe në Kosovë, ata janë solidarizuar plotësisht me luftën heroike të popullit të Ukrainës nën udhëheqjen e presidentit Zelensky kundër agresionit barbar rus. Kurse Serbia gjer para pak kohëve ishte Kali i Trojës i Kremlinit në Ballkan. Është Rusia e vogël, e cila në mënyrë të pamohueshme shërbeu dhe vazhdon në një farë mënyre të shërbejë si prapavijë e fuqishme e Rusisë në Ballkan.Edhe në këtë kuadër deklarata e presidentit Zelensky është jashtë çdo konteksti, dhe mendoj unë, interesi për vendin e tij. Ndaj dhe Partia Demokratike e cilëson atë një deklaratë krejtësisht pavend, krejtësisht të papranueshme dhe do të thosha një deklaratë fatkeqe në një vend që s'duhej bërë kurrë dhe për pavarësinë e Kosovës”, tha Berisha.Kujtojmë se edhe Ministria e Jashtme tha në një reagim se mes Kosovës e Ukrainës “s’mund të hiqet asnjë paralele” pasi janë dy raste të ndryshme. P.J/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: Albulena Haxhiu Volodymyr Zelensky sali berisha iber Ferit Hoxha serbi aleksander vucic Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 45.6% Jo 46.9% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 1565 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?