Lajme Zone
Serbët nderojnë Mlladiçin, ‘kasapin e Ballkanit’! Homazhe edhe në Bosnje, tubim më 2 shtator në Srebrenicë
PolitikëReport TV

Serbët nderojnë Mlladiçin, ‘kasapin e Ballkanit’! Homazhe edhe në Bosnje, tubim më 2 shtator në Srebrenicë

Vdekja e Ratko Mlladiç, ish-komandantit të Ushtrisë serbe në Republikën Srpska, ka rikthyer në vëmendje debatin për përballjen e Serbëve me krimet e luftës në Bosnje. Homazhe dhe tubime janë mbajtur në disa qytete të Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë në nderim të "Kasapit të Ballkanit". Nẽ Pale dhe Zvornik, qindra qytetarë ndezën qirinj dhe marshuan në rrugë duke brohoritur emrin e Mlladiçit. LEXO e

Vdekja e Ratko Mlladiç, ish-komandantit të Ushtrisë serbe në Republikën Srpska, ka rikthyer në vëmendje debatin për përballjen e Serbëve me krimet e luftës në Bosnje. Homazhe dhe tubime janë mbajtur në disa qytete të Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë në nderim të "Kasapit të Ballkanit". Nẽ Pale dhe Zvornik, qindra qytetarë ndezën qirinj dhe marshuan në rrugë duke brohoritur emrin e Mlladiçit. LEXO edhe...Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin! Tubime të ngjashme janë zhvilluar edhe në zona të tjera të Republikës Srpska. Në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe të rinj që nuk kishin lindur gjatë luftës së Bosnjës, gjë e cila ka shkaktuar reagime të forta. Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se këto zhvillime tregojnë se Serbia ende nuk është përballur plotěsisht me tẽ kaluarën e viteve '90. Edhe deklaratat e disa liderëve serbë, sipas medias gjermane, kanë nxitur një narrativë që e paraqet Mlladiçin si viktimë të Tribunalit të Hagës. Ndërkohë, në Srebrenicë është paralajmëruar një tubim më 2 shtator në kuadër të "lamtumirës" për MIladiç. Ftesa, e cila i referohet Srebrenicës serbe", është cilësuar si provokim, pasi pikërisht në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, forcat e Ushtrisë së Republikës Srpska nën komandën e Mlladiçit kryen gjenocidin ndaj boshnjakëve. Mladiqi vdiq nẽ burgun e Hagës në moshën 84-vjeçare, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ora 16:57 Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin! Fotografia e Ratko Mlladiç në Banja LukaKomisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se lavdërimi i kriminelëve të luftës, përfshirë Ratko Mlladiç, nuk ka vend në Bashkimin Evropian dhe as në vendet që synojnë të bëhen pjesë e bllokut. Duke folur me gazetarët në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Kos u shpreh se “lavdërimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian, as në vendet që aspirojnë të bëhen anëtare”. Ajo i bëri këto komente duke iu referuar Ratko Mlladiç, ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimi Share P.J/SI.E./ReportTv.al Masakra e Srebrenicës Ratko Mlladiç Bosnje Hercegovina serbi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66.1% Nuk e di 3.5% Vota total: 1767 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?