Senati amerikan ka hapur rrugën për shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratëës duke miratuar një rezolutë, në të cilën përfshihet edhe kandidatura e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri. Sipas kësaj rezolute, të gjitha emërimet do të shqyrtohen dhe votohen së bashku, në vend që secila të trajtohet veçmas. Wendt u nominua nga presidenti Donald Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Shqipëri, por kjo rezolutë nuk lidhet me konfirmimin e tij në këtë detyrë. LEXO EDHE:Marrëveshja ushtarake me SHBA në Kushtetuese, Nufi: E papranueshme, gabim politik i PD Rezoluta u miratua të enjten me 50 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenime. Ardhja e Wendt në Tiranë do të pasonte Yuri Kim, në drejtimin e misionit diplomatik amerikan, e cila u largua në qershor 2023. Në dëgjesën publike të 20 majit në Senat, Wendt renditi si prioritete kryesore luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, sigurinë kibernetike dhe krijimin e një klime më të favorshme për investimet amerikane. Ai shprehu gjithashtu mbështetje për SPAK-un, të cilin e cilësoi një institucion të rëndësishëm, duke vlerësuar bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas Wendt, puna e strukturës antikorrupsion mbetet kyçe për sa kohë ajo ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike. P.J/Shqiptarja.com TAG: SHBA Senati amerikan Eric Wendt Komento Komente Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:33
Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.7% I gabuar 30.7% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1865 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33 Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

