Kuvendi Kombëtar i protestës zhvilloi këtë të shtunë ditën e parë të punimeve, e cila u shoqërua edhe me disa momente tensionesh dhe përplasjesh në sallë. Një nga episodet më të spikatura pati si protagonist ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri.
Jenisheri hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin pozicionuar organizatorët e aktivitetit. Prania e tij në atë pjesë të sallës solli reagimin e organizatorëve, të cilët kërkuan ndërhyrjen e rojeve të sigurisë.
Pak çaste më vonë, efektivët e sigurisë e shoqëruan Jenisherin jashtë sallës. Megjithatë, situata u qetësua shpejt dhe ish-deputeti u rikthye, duke pranuar të ulej në pjesën e pasme të sallës, ku vijoi të ndiqte punimet e Kuvendit Kombëtar të protestës.

