Xhaçka-Gaçi-Shehu Prokuroria e Tiranës ka goditur pasuritë e biznesmenit të dënuar në Itali, por hetimi nxjerr në vëmendje një rrjet shumë më të gjerë interesash ekonomike. Nga kompanitë farmaceutike dhe fitimet deri në një miliard lekë në vit, te një hua e pretenduar prej 1.5 milionë eurosh, lidhjet me doganat dhe llogaritë bankare në Austri, emrat e ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi shfaqen në disa çështje që lidhen me biznesin dhe dyshimet për korrupsion. Katër kompani farmaceutike, prona të paluajtshme dhe automjete të sekuestruara, një skemë e dyshuar kontrabande ilaçesh mes Italisë dhe Shqipërisë dhe miliona euro të qarkulluara në tregun e barnave. Goditja pasurore ndaj biznesmenit Ilir Shehu ka nxjerrë në sipërfaqe edhe marrëdhëniet e tij të biznesit me Artan Gaçin, bashkëshortin e ish-ministres Olta Xhaçka, duke bashkuar në të njëjtën histori tenderët publikë, fitimet e kompanive farmaceutike dhe transaksionet financiare që kërkojnë hetim.
Ilir Shehu, i njohur edhe me mbiemrin Pasholli, ka ndërtuar në Shqipëri një aktivitet të gjerë në tregun farmaceutik përmes kompanive “Medicamenta”, “Mega Store”, “Unipharma” dhe “Italialbania Pharma”. Prokuroria e Tiranës ka vendosur nën sekuestro pasuritë e tij pas hetimit për burimin e kapitalit dhe veprimtarinë e dyshuar të kontrabandës së ilaçeve. Në këtë aktivitet del edhe emri i Artan Gaçit, i cili më 9 tetor 2017 themeloi së bashku me Shehun kompaninë “Unipharma”, vetëm tri javë pasi bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka, mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gaçi hyri në këtë biznes përmes kompanisë “AG.TÇ”, duke marrë gjysmën e kapitalit të “Unipharma”, ndërsa pjesa tjetër i përkiste Shehut. Kompania e krijuar prej tyre nisi aktivitetin me një humbje prej 5.7 milionë lekësh në tre muajt e parë, por më pas regjistroi rritje të fortë financiare. Në periudhën 2018–2025, fitimet e saj janë raportuar në nivele nga 310 milionë lekë deri në një miliard lekë në vit. Nga droga te tenderët e ilaçeve: Ilir Shehu (Pasholli), ortakëria me burrin e Olta Xhaçkës dhe heshtja e SPAK-ut 6 Tetor, 11:49 Biznesi farmaceutik i Shehut shtrihet edhe te “Medicamenta”, kompania që ka përfituar rreth 25 milionë euro nga tenderët publikë gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste, përveç të ardhurave nga shitja e barnave të rimbursueshme. “Unipharma” nuk figuron si fituese e drejtpërdrejtë e tenderëve, por dy shoqëritë janë të lidhura përmes tregtimit dhe furnizimit me ilaçe.
Një nga çështjet më të rënda që shoqëron këtë aktivitet është diferenca mes barnave të importuara dhe atyre të tregtuara nga “Unipharma”. Kompania akuzohet se gjatë tetë viteve ka hedhur në treg sasi ilaçesh pesë herë më të mëdha se importet e regjistruara në emrin e saj. Akuza e lidh këtë diferencë me kontrabandën e barnave dhe tregtimin e tyre përmes “Medicamenta”, e cila furnizonte edhe institucionet publike.
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar mekanizmin e kontrabandës së ilaçeve që i atribuohet Ilir Shehut. Barnat bliheshin në Itali me fatura ku regjistroheshin më shumë se dhjetë artikuj farmaceutikë. Në doganën italiane dokumentet paraqiteshin me vlerën dhe peshën reale, ndërsa në doganën shqiptare lista e produkteve shkurtohej në katër ose pesë artikuj. Barnat e tjera hynin në treg pa dokumentacion të rregullt.
Prokuroria ka identifikuar edhe përdorimin e një operatori tjetër për legalizimin e një pjese të ilaçeve, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre. Emri i këtij operatori nuk bëhet publik në njoftimin e organit të akuzës.
Në këtë histori dalin edhe lidhjet familjare të Olta Xhaçkës me sektorin doganor. Monika Dushku (Pëllumbi), tezja e ish-ministres, është zëvendësdrejtoreshë e Doganave. Vëllai i Xhaçkës, Andi Xhaçka, dhe kushërira e saj, Sindi Dushku, zotërojnë agjenci doganore dhe kompani konsulence, mes tyre “Elite Brokers 2000”, “Star Spedition”, “Elite Finance & Consulting” dhe “Elite Management”. “Karteli i barnave”: Kush është Ilir Shehu (Pasholli), nën hetim ndërkombëtar për kontrabandë ilaçesh dhe pastrim parash
23 Korrik, 12:46 Një tjetër lidhje financiare mes çiftit Xhaçka–Gaçi dhe Ilir Shehut është skema e borxhit prej 1.5 milionë eurosh, e lidhur me kompaninë “Medicamenta”. Marrëveshja e përshkruar mes palëve është bërë pa kontratë noteriale dhe parashikon kalimin e aksioneve të kompanisë te Artan Gaçi në rast se Shehu nuk shlyen detyrimin. Borxhi përdoret si mekanizëm për marrjen e kontrollit mbi kompaninë që ka përfituar tenderë publikë shumëmilionësh.
Marrëdhëniet e biznesit mes palëve zhvillohen ndërsa Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi përballen edhe me akuza të veçanta për korrupsion dhe pastrim parash. Për çiftin është raportuar marrja si të pandehur nga SPAK, pas materialeve të përcjella nga partnerët ndërkombëtarë. Në qendër të çështjes janë llogari bankare në Austri dhe përfitime të dyshuara nga tenderët e armëve gjatë periudhës kur Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.
Dosja e lidhur me Austrinë është e ndarë nga hetimi pasuror ndaj Shehut. Ajo përfshin dyshime për lëvizje parash dhe përfitime të paligjshme nga aktivitetet e zhvilluara gjatë ushtrimit të detyrës publike.
Çifti Xhaçka–Gaçi është përfshirë edhe në çështjen e pronave në Himarë, ku rreth 10 mijë metra katrorë tokë u lidhën me ndërtimin e një resorti turistik me statusin e investitorit strategjik. Për përfitimin e kësaj sipërfaqeje janë ngritur akuza për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara. Më 27 dhjetor 2024, SPAK vendosi të mos fillonte procedim penal ndaj çiftit, ndërsa ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u procedua penalisht për veprimet që lidhen me pronat në këtë zonë.
Emri i ish-ministres është lidhur gjithashtu me çështjen e Portit Ushtarak të Limionit në Sarandë dhe me akuzat për administrimin e fondeve e rezervave shtetërore pas tërmetit, ku është përmendur shuma prej 20 milionë eurosh. Këto çështje janë të veçanta nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës për pasuritë e Ilir Shehut.
Në procedimin ndaj Shehut, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar tetë prona të paluajtshme në emrin e tij, tetë automjete, pasuri të regjistruara në emër të bizneseve dhe gjashtë prona në emër të bashkëshortes, Hajrie Shehu. Vendimi është marrë pas kërkesës së prokurores Suela Salavaçi, në kuadër të hetimit për pasuritë që dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale.
Hetimi ka përfshirë edhe të kaluarën penale të Shehut në Itali, ku ai është dënuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë përfitimin e mallrave të vjedhura, pengmarrjen dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Prokuroria ka evidentuar gjithashtu të dhëna për trafik ndërkombëtar droge dhe për krijimin e pasurive që nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme.
Në të njëjtin procedim është përfshirë edhe kompania “Unipharma”, por masa mbi kuotat e kapitalit prek vetëm pjesën e Ilir Shehut. Aksionet e Artan Gaçit nuk janë sekuestruar dhe vendimi nuk është shtrirë mbi pasuritë e çiftit Xhaçka–Gaçi. Po ashtu atyre nuk u është prekur asnjë pronë. Pse SPAK po heziton? /Pamfletixhacka gaci Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Qeveria që bëri ‘rrush e kumbulla’ fondet e IPARD-it, tani do të kontrollojë fermerët me satelitë! 20 Nëntor 2026, 12:5312:53Dosja e zezë Mamica nis “qurravitjet” te “TV Shpëlarja”; Një telenovelë që i shërben vetëm Skënderbeut të saj 20 Nëntor 2026, 09:0309:03Dosja e zezë Jalta e re apo karikaturë e saj: Pse treshja nuk e ndryshon dot rendin botëror? 19 Nëntor 2026, 11:2311:23Dosja e zezë Të fshehtat e celulave shqiptare të “Vëllazërisë Muslimane” në Athinë 18 Nëntor 2026, 15:1715:17Dosja e zezë Historia e zezë e 15 Drejtorëve: QSUT 'Nënë Tereza', rekord korrupsioni, 35% e fondeve të abuzuara çdo vit 18 Nëntor 2026, 10:4110:41Dosja e zezë Pse protestat popullore dështojnë kur bëhen në stilin e Hamas-it? 17 Nëntor 2026, 14:0714:07Dosja e zezë

