Foto ilustrim Prokuroria e Vlorës sekuestron tetë pasuri të paluajtshme, në kuadër të hetimeve për mashtrim dhe pastrim parash. Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro, në kuadër të një hetimi për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Nën hetim është shtetasi G.V., i dyshuar se ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme Fabrikën e Miellit nr. 1 në Vlorë, duke cenuar interesat pasurore të ortakëve të tjerë të shoqërisë.
Pasuritë janë vendosur nën sekuestro preventive me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, pas hetimeve të nisura mbi bazën e kallëzimit të tre shtetasve me inicialet A.C., V.Q. dhe G.Z.
Sipas organit të akuzës, G.V. dyshohet se ka përfituar nga besimi i ortakëve për të regjistruar në emrin e tij objektin dhe truallin e Fabrikës së Miellit nr. 1, të cilat duhej të figuronin si asete të shoqërisë tregtare.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se një pjesë e pronave është transferuar më pas te dy shtetas të tjerë, K.B. dhe Xh.Ç. Prokuroria dyshon se këto veprime përmbajnë elemente të veprës penale të pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Në total, masa e sekuestros përfshin tetë pasuri të paluajtshme, mes tyre ndërtesa, njësi, truall dhe ambiente magazinimi në Vlorë, me vlerë të përllogaritur rreth 7.5 milionë euro.
Procedimi penal është regjistruar më 28 nëntor 2025, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht mënyrën e përvetësimit dhe tjetërsimit të pronave.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Vlorës:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u sekuestruan prona me vlerë 7.5 milionë euro të shtetasit G.V., i akuzuar për veprat penale ‘Mashtrimi me pasoja të rënda’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ parashikuar nga nenet 143 dhe 287 të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1748, datë 28.11.2025, të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasve A.C., V.Q., G.Z., rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim G.V. ka përvetësuar përmes shpërdorimit të besimit objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme “Fabrika e Miellit nr.1” në Vlorë, duke e regjistruar atë si të vetën dhe jo si aset të shoqërisë “P…..” sh.p.k. Kësisoj, nga ky përvetësim i paligjshëm, personi nën hetim G.V. ka cenuar interesat pasurore te ortakëve të tjerë të shoqërisë “P…..” sh.p.k. shtetasve A.C, G.Z dhe V.Q.
Në vijim, rezultoi e provuar se personi nën hetim G.V. ka vijuar me tjetërsimin e një pjese të pasurisë së paluajtshme tek shtetasit K.B. dhe Xh. Ç., duke u dyshuar se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287, pika 1, germa a) të Kodit Penal.
Për rrjedhojë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:
a) Pasurinë e llojit “Ndërtesë” me sip. 950 m² ndodhur Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V;b) Pasurinë e llojit “Njësi” me sip. 923 m², ndodhur në Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;c) Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 2.832 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;d) Pasurinë e llojit “Truall” me sip. 10.500 m² ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit G.V.;e) Pasurinë e llojit “Truall” me sipërfaqe prej 2.172 m² (pjesë e objektit Fabrika e Miellit), Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;f) Pasurinë me nr.4/156 (depo nr. 1, depo nr. 2), me sip.1.263 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit K.B.;g) Pasurinë nr. 4/154+1- 2/1 (një pjesë të katit të dytë të depos së grurit) me sip.127 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç.; dheh) Pasurinë me nr. 4/158 (një pjesë trualli) me sip.25 m², Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Xh. Ç. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, kërkon 1 vit burg për Fredi Kokoneshin dhe tre ish-zyrtarë 17 Nëntor 2026, 10:0710:07Aktualitet Mangësi në zbatimin e projektit ‘Smart City’, Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në shkolla 17 Nëntor 2026, 08:5808:58Aktualitet Ndryshojnë tarifat e dokumenteve biometrike nga 1 janari, ministri Demo firmos vendimin; ja kush përfiton 17 Nëntor 2026, 08:5108:51Aktualitet Zgjedhjet që tronditën Italinë në vitin 1948, si u përfshi Enver Hoxha në betejën mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik 17 Nëntor 2026, 07:4107:41Aktualitet Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot 17 Nëntor 2026, 07:0707:07Aktualitet “Përveç shkopit, duhet të kesh edhe karotën”, Nazarko kritika Ramës: Shfaq pak urtësi 16 Nëntor 2026, 22:2222:22Aktualitet

