Nëse do të arrinte në destinacion dhe do të shpërndahej në tregun e paligjshëm, droga do të gjeneronte një qarkullim të vlerësuar në rreth 500 milionë euro. Katër burra u arrestuan, përfshirë një shqiptar që jetonte në Brescia. Një operacion ndërkombëtar antidrogë, i koordinuar nga Prokuroria e Antimafias në Brescia të Italisë, ka çuar në sekuestrimin e mbi 2.6 tonëve kokainë dhe arrestimin e katër personave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.
Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Brescias, përmes Komandës Operative Aeronavale dhe njësisë speciale S.C.I.C.O., në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës dhe Portugalisë. Gjatë aksionit u ndalua një gomone oqeanike ultra e shpejtë e tipit “go-fast”, e bllokuar pranë brigjeve të Lisbonës nga Policia Detare portugeze. Në bord ndodheshin katër persona, të cilët u arrestuan, dy shtetas spanjollë, një shtetas i Gjibraltarit dhe një shqiptar, ky i fundit banues në Mantova dhe me vendbanim në provincën e Brescias.
Sipas autoriteteve italiane, ngarkesa e sekuestruar ka një vlerë prej rreth 78 milionë eurosh në tregun e shumicës. Nëse do të arrinte në destinacion dhe do të shpërndahej në tregun e paligjshëm, droga do të gjeneronte një qarkullim të vlerësuar në rreth 500 milionë euro. Hetimet zbuluan se grupet e krimit të organizuar po përdorin gjithnjë e më shpesh mjete lundruese të tipit “go-fast”, me gjatësi nga 10 deri në 16 metra dhe të pajisura me disa motorë të fuqishëm jashtëbordi. Monitorimi i mjetit u krye në mënyrë të vazhdueshme me avionë të Guardia di Finanza, të pajisur me teknologji të avancuar për mbikëqyrjen detare, të angazhuar në kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.sekuestrohen 2.6 ton kokainë eyjidwnrzxqioijrb2wtaw1hz2vzlxbyb2qilcjrzxkioijwawn0dxjlcy9hz2kvywdplziwmjyvmdcvmjcvmdu0nte2mdy2lwi4zmm3njixltjjytatnde2mc1hmmmzltu0ndrlzmqzmjrmyy5qcgvniiwizwrpdhmionsicmvzaxplijp7indpzhroijoxntawlcjozwlnahqiojewmd fotoarchivioansa droge kokaine Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Zjarret apokaliptike në Spanjë, kryeministri Sánchez: Vendi po vuan efektet e krizës klimatike 27 Korrik 2026, 07:5007:50Rajoni dhe Bota Festivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Uashington 27 Korrik 2026, 07:2607:26Rajoni dhe Bota Franca dhe Spanja përjetojnë ‘ferrin’, autoritetet në garë me kohën; vala e të nxehtit pritet të godasë sërish Europën 26 Korrik 2026, 22:4022:40Rajoni dhe Bota Marrëveshja bërthamore me Arabinë Saudite, Waltz: Nuk ka avancim pa normalizuar marrëdhëniet me Izraelin 26 Korrik 2026, 22:3022:30Rajoni dhe Bota Pse “dashuria” ndaj dronëve mund të rezultojë fatale 26 Korrik 2026, 21:5021:50Rajoni dhe Bota Mojtaba Khamenei riafirmon mbështetjen ndaj Hezbollahut 26 Korrik 2026, 21:4621:46Rajoni dhe Bota

