Regjisori Taika Waititi ka folur për martesën me këngëtaren shqiptare Rita Ora, duke treguar se si përpiqen ta ruajnë afërsinë mes tyre, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale dhe udhëtimeve të shpeshta në vende të ndryshme të botës. Gjatë një interviste për revistën australiane Woman’s Day Magazine, regjisori ka shpjeguar se kalimi i kohës së bashku kërkon planifikim dhe përkushtim nga të dy. LEXO edhe...Iu deshën plot 12 vite, Rita Ora më në fund merr patentën! Pozon me krenari para makinës “Ne vërtet përpiqemi të mos kalojmë shumë kohë larg njëri-tjetrit. Është shumë e vështirë kur të dy keni karrierat tuaja dhe udhëtoni vazhdimisht, duke u përpjekur të gjeni kohë për njëri-tjetrin nëpër vende të ndryshme të botës”, ka shtuar regjisori. Ai ka treguar se çifti përpiqet të mos qëndrojë më shumë se disa javë pa u takuar, pasi distanca e gjatë mund të ndikojë në marrëdhënien e tyre. “Ne bëjmë përpjekje të vërteta që të mos lejojmë të kalojnë më shumë se disa javë pa u parë. Përndryshe, gjithçka fillon të bëhet e vështirë. Njeriu nis të mësohet të jetë vetëm dhe kjo nuk është aspak e mirë. Një gjë që e kemi mësuar të dy është se duhet të investosh kohë në një lidhje”, ka deklaruar Waititi. Regjisori ka folur edhe për raportin e Ritës me Zelandën e Re, vendlindjen e tij, ku këngëtarja gjen mundësinë të pushojë dhe të shkëputet nga rutina e ngarkuar. “Ajo e do shumë shtëpinë. Kur vjen në hemisferën jugore, e trajton Zelandën e Re si një resort të madh. Çlodhet, nuk bën asgjë dhe e shijon vërtet atë kohë të lirë”, ka treguar ai. Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar në vitin 2022. P.J/ReportTv.al rita ora Taika Waititi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.3% Disi 3.1% Vota total: 10737 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

