Financat e gjelbra, edukimi financiar dhe mbështetja për bizneset e vogla ishin në qendër të takimit që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet ekonomike në vend dhe bashkëpunimi mes Bankës së Shqipërisë dhe UNDP-së në disa fusha. Davis përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, ndërsa Sejko theksoi se stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar mbeten prioritetet kryesore të institucionit. LEXO edhe...RAPORTI/ Turistët shpenzuan në Shqipëri 2.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit! Një pjesë e bisedës iu kushtua financave të gjelbra dhe ndikimit të ndryshimeve klimatike në sistemin financiar. Sejko tha se Banka e Shqipërisë po punon për integrimin e faktorëve mjedisorë në sektorin financiar, ndërsa UNDP shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat në këtë drejtim. Palët folën edhe për edukimin financiar dhe digjital, zhvillimin e sistemeve të pagesave dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas UNDP-së, kjo është një fushë ku mund të zhvillohen iniciativa të përbashkëta për të përmirësuar aksesin e bizneseve në financim. Në takim u diskutua edhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, ndërsa në fund të dyja palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët. U.D/ReportTv.al gent sejko UNDP banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4665 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

