Lajme Zone
Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
PolitikëTelegrafi

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes, e cila njëherësh është edhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Isufi ka thënë se ndihet i nderuar për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të vazhdojë të përmbushë detyrën me përkushtim.“Me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së saj, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, njëherësh Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam emëruar Këshilltar Ushtarak i saj.Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi. /Telegrafi/