Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë ashtu edhe brenda Kuvendit. Ndërkohë, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, e ka kaluar seancën në pesë minuta pushim, e cila pritet të nisë sërish më vonë. Ndërkohë, policia ka formuar sërisht gardhin metalik.
