Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit po mbahet protesta qytetare, drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura kanë mbërritur në Kuvend, arty ku do të raportojnë përpara deputetëve në seancën e sotme plenare. Një pjesë e rëndësishme e seancës do t’i kushtohet diskutimit dhe miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë për vitin 2025. Nga videoja, shihet mbërritja e disa prej krerëve të institucioneve, të cilët po futen në ambientet e Kuvendit nën masa të shtuara sigurie për shkak të situatës jashtë parlamentit. Pritet që në seance të flasin: Avokati i Popullit; Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ); Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP); Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH); Prokuroria e Përgjithshme; Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD).
