Gjykata e Lartë po shqyrton këtë të martë rigjykimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Bazuar në njoftim, çështja trajtohet në dhomë këshillimi dhe ka nisur në orën 09:30.
Ndërkohë, sipas informacioneve, godina e këtij institucioni po rrethohet nga protestues të shumtë, që duan të shprehin kundërshtinë ndaj një lehtësimi të mundshëm të masës së sigurisë.
Gjykata Kushtetuese vendosi t’ia rikthejë Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës për masën e sigurisë ndaj Veliajt, që shqyrton sot proporcionalitetin e vendimit.
Veliaj akuzohet për 13 vepra penale, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shpërdorim detyre./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

