Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, Valbon Çekrezi dhe Gent Shala janë futur në Dhomë Këshillimi për të shqyrtuar çështjen e Erion Veliajt. Seanca mbahet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë edhe një herë masën e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Në orën 10:00 është parashikuar në GJKKO seanca në themel. Për shkak të bojkotit të avokatëve, parashikohet që seanca atje do të shtyhet. Top Channel

