Lajme Zone
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)


Mungesa e energjisë elektrike në Sarandë vjen në një moment që qyteti dhe zonat përreth janë të mbipopulluara me turistë.

Qyteti i Sarandës që prej orës 21:30 mbrëmjen e sotme u 'zhyt' në errësirë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, vihet re se në gjithë shëtitoren kryesore të qytetit, si dhe në bizneset rrotull, mungonte energjia elektrike. LEXO edhe...Ksamil/ Jet Ski shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit! Policia bllokon mjetin lundrues, gjobit me 500 mijë lekë të reja pronarin (VIDEO) Burime nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë ngarkesa e madhe në rrjet, ç'ka ka çuar në rënien e një prej tre fidrave të linjës. Pas rreth një orë e 15 minuta në errësirë, nisi rikthimi gradual i energjisë elektrike në qytet. Mungesa e energjisë elektrike vjen në një kohë që Saranda është e mbipopulluar nga turistët, ç'ka mund të shkaktojë edhe pakënaqësi te vizitorët. Lajm në përditësim... R.Xh/ReportTv.al turiste Vlore energjia elektrike sarande Komento Komente Loni: 13/08/2026 22:56 Edhe ju gazetarët mos e boni tragjike se në gjith boten ndodhin këto gjëra se ne nuk jemi të veçantë. Përgjigju emigranti: 13/08/2026 22:27 e keni njoftuar "mbretin"? apo eshte akoma i dehur nga suksesi i sigurise tone dixhitale qe doli "kampion"? Përgjigju Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.8% Jo 52.3% I/e dyzuar 7% Vota total: 4658 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?