Lajme Zone
Saranda si Bogota! Kush fshihet pas atentateve mafioze të njëpasnjëshme dhe vrasjes së Artanit
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Saranda si Bogota! Kush fshihet pas atentateve mafioze të njëpasnjëshme dhe vrasjes së Artanit

Një atentat me armë zjarri tronditi paraditen e sotme qytetin e Sarandës, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj u ekzekutua në rrethana ende të paqarta.

Një atentat me armë zjarri tronditi paraditen e sotme qytetin e Sarandës, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj u ekzekutua në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj ishte duke ecur në këmbë në një nga zonat e qytetit kur u qëllua me armë zjarri nga dy persona, të cilët dyshohet se lëviznin me motor dhe mbanin skafandra për të fshehur identitetin. Autorët kanë qëlluar në drejtim të 44-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi nga zona.

Burime paraprake bëjnë me dije se hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që autorët e këtij atentati të jenë të njëjtët persona ose të kenë lidhje me një grup kriminal të dyshuar për disa ngjarje të rënda të ndodhura më herët.

Në kuadër të hetimit po verifikohet edhe një pistë që e lidh ngjarjen me atentatin ndaj Rexhep Isamilit, i cili u qëllua në një pikë karburanti.

Po ashtu, në vëmendjen e autoriteteve janë edhe ngjarje të tjera të rënda të viteve të fundit, përfshirë atentatin me tritol ndaj Isuf Jacajt, si dhe zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit, të cilët rezultojnë të zhdukur që prej vitit 2023.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar që i lidh këto ngjarje me ekzekutimin e Artan Myrtajt. Këto janë pista që po verifikohen nga grupi hetimor dhe autoritetet pritet të përcaktojnë nëse mes ngjarjeve ekziston një lidhje konkrete.

Pas atentatit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, ndërsa pritet të mblidhen edhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe motivit të ekzekutimit.