Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila këtë të mërkurë u thirr në SPAK për çështje që dyshohet se kanë të bëjnë me zgjedhjet e 21 Majit dhe votat që ajo mori në qarkun e saj në Elbasan që e bënë atë të hynte si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje se si përfi deputetja në sitën e SPAK.
Sipas gazetarit ka qenë një hetim i nisur nga Prokuroria e Elbasanit, e cila po hetonte një çështje tjetër dhe gjatë këtij hetimi janë gjetur komunikime që janë vlerësuar si indicie për krim zgjedhor dhe i janë deleguar SPAK-ut për t’u hetuar si krim zgjedhor.
Hoxha tha se bëhet fjalë për për fshatin Gjocaj, në Peqin, ku para zgjedhjeve ishte trefishuar numri i banorëve që përfitonin nga ndihma ekonomike. “Sara Mila, këto vitet e fundit, është bërë një yll në ngjitje i PS-së. Është bërë kaq e ekspozuar mediatikisht, saqë ka dalë në panele, ka shpalosur idetë e saj dhe madje ka ndryshuar edhe look-un e saj.
Në vitin 2025, Sara Milën nuk e njihte askush. Prandaj është çudi se si i mori ato 20 mijë vota. Nëse do t’i merrte sot ato vota, kur është e njohur në media, kjo do të ishte e mirëkuptueshme.
Në atë kohë u ngrit një task-forcë, me bekimin e ambasadorëve, në bashkëpunim mes SPAK-ut dhe KQZ-së, për të parandaluar deformimin e votës. Nuk ia arriti dot këtij qëllimi. Nuk patëm asnjë çështje serioze.
Ky hetim, që vjen dy vjet më pas, sot nuk ndryshon dot asgjë.
Ka qenë një hetim i nisur nga Prokuroria e Elbasanit, e cila po hetonte diçka tjetër. Gjatë hetimit janë gjetur komunikime që janë vlerësuar si indicie për krim zgjedhor dhe i janë deleguar SPAK-ut për t’u hetuar si krim zgjedhor.
Bëhet fjalë për fshatin Gjocaj, në Peqin, ku para zgjedhjeve ishte rritur në mënyrë të ndjeshme numri i banorëve që përfitonin nga ndihma ekonomike. Ky numër ishte trefishuar” tha Hoxha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

