Lajme Zone
Sapo ishte martuar, efektivi jashtë shërbimit neutralizon gruan që kërcënonte kalimtarët me thikë
KulturëJOQ Albania

Sapo ishte martuar, efektivi jashtë shërbimit neutralizon gruan që kërcënonte kalimtarët me thikë

Një ndërhyrje e guximshme është regjistruar në qytetin Nanning, në rajonin Guangxi të Kinës, ku një grua e armatosur me një thikë rreth 30 centimetra të gjatë bërtiste dhe kërcënonte kalimtarët, duke shkaktuar panik në rrugë.

Mes qytetarëve të pranishëm ndodhej edhe Wang Meng, nënoficer i Forcave të Armatosura Popullore Kineze, i cili në atë moment ishte jashtë shërbimit. Në një rastësi të pazakontë, ai sapo kishte përfunduar procedurat e regjistrimit të martesës me bashkëshorten e tij, kur dëgjoi britmat dhe kuptoi rrezikun që u kanosej njerëzve.

Pavarësisht situatës, Meng ruajti gjakftohtësinë, vëzhgoi lëvizjet e gruas dhe priti momentin e përshtatshëm për të ndërhyrë. Kur iu krijua mundësia, ai u hodh në veprim dhe arriti ta neutralizonte brenda vetëm pesë sekondash.

Pas ndërhyrjes, gruaja u vu nën kontroll, ndërsa efektivi ndihmoi në sigurimin e vendngjarjes përpara se ajo t'i dorëzohej policisë. Reagimi i tij shmangu rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm dhe të lëndimit të kalimtarëve.

Veprimi i Wang Meng u vlerësua nga mediat kineze, të cilat veçuan guximin dhe gjakftohtësinë e tij. Vetë efektivi u shpreh se reagimi ishte rezultat i stërvitjes së vazhdueshme ushtarake dhe se, në momentin kur pa rrezikun, mendoi vetëm se duhej të ndërhynte përpara se dikush të lëndohej. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)