Lajme Zone
Samiti i NATO-s në Tiranë? Postimi i Mark Rutte zbeh entuziazmin e qeverisë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Samiti i NATO-s në Tiranë? Postimi i Mark Rutte zbeh entuziazmin e qeverisë

Samiti i NATO-s në Tiranë nuk përmendet nga Mark Rutte në postimin e tij pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ndonëse Kryeministria njoftoi se gjatë takimit ishte rikonfirmuar mbajtja e samitit të ardhshëm të Aleancës në kryeqytetin shqiptar. Në njoftimin e publikuar pas takimit, zyra e shtypit e kryeministrit bëri me dije se ishte rikonfirmuar vendimi i mëparshëm i vendeve anëtare pë

Samiti i NATO-s në Tiranë nuk përmendet nga Mark Rutte në postimin e tij pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ndonëse Kryeministria njoftoi se gjatë takimit ishte rikonfirmuar mbajtja e samitit të ardhshëm të Aleancës në kryeqytetin shqiptar. Në njoftimin e publikuar pas takimit, zyra e shtypit e kryeministrit bëri me dije se ishte rikonfirmuar vendimi i mëparshëm i vendeve anëtare për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë, duke e cilësuar këtë një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë.

“Organizimi i këtij samiti përbën një moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, jo vetëm si vend mikpritës i forumit më të lartë politik të Aleancës, por edhe si një aleat me rol dhe përgjegjësi në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Por në postimin e tij në rrjetin social X, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nuk bëri asnjë referencë për samitin në Tiranë.

Rutte u shpreh se kishte zhvilluar një diskutim të mirë me Ramën për investimet në mbrojtje, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e aleatëve për Ukrainën.

"Më vjen mirë që sot mirëpres Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në selinë e NATO-s. Patëm një diskutim të frytshëm mbi investimet në mbrojtje, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën", shkruan Rutte në"X". Glad to welcome 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal to NATO HQ today We had a good discussion on defence investment, the situation in the Western Balkans, and Allied support to Ukraine

— Mark Rutte (@SecGenNATO) November 3, 2026 Kështu, ndërsa Kryeministria e vendosi rikonfirmimin e samitit në qendër të komunikimit të saj për takimin, ai nuk u përfshi në përmbledhjen publike të kreut të NATO-s. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm