Lajme Zone
Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën/ Rama drejt Francës
PolitikëCNA

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën/ Rama drejt Francës

Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e sotme parlamenta...

Kryeministri Edi Rama udhëton sot, më 13 korrik, në Paris, Francë, për të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Takimi do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.