Lajme Zone
“Samiti do të bëhet në Tiranë”, si e përgënjeshtroi veten Rama 4 muaj më vonë: Ende s’ka dakordësi
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Samiti do të bëhet në Tiranë”, si e përgënjeshtroi veten Rama 4 muaj më vonë: Ende s’ka dakordësi

Gjatë komunikimit me gazetarët në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, kryeministri Edi Rama u pyet sot për samitin e ardhshëm të NATO-s, që Shqipëria synon ta organizojë në Tiranë. Ndryshe nga entuziazmi i pak muajve më parë, Rama bëri të ditur se Shqipëria është projektuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm, por ende nuk është arritur një dakordësi për d

Gjatë komunikimit me gazetarët në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian në Irlandë, kryeministri Edi Rama u pyet sot për samitin e ardhshëm të NATO-s, që Shqipëria synon ta organizojë në Tiranë. Ndryshe nga entuziazmi i pak muajve më parë, Rama bëri të ditur se Shqipëria është projektuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm, por ende nuk është arritur një dakordësi për datën e zhvillimit të tij. Ai përjashtoi vitin 2027, ndërsa tha se nëse samiti do të mbahet në vitin 2028, atëherë ai do të zhvillohet me siguri në Tiranë. “Po patjetër, Shqipëria është planifikuar si pritësja e radhës e Samitit të NATO.

Çështja është, që ska ende një qëndrim të përbashkët se kur Samiti do të mbahet. Me siguri, jo në 2027. Dhe në 2028 nëse do të ketë një Samit, do të mbahet në Tiranë. Kjo është e gjitha”, u shpreh Rama.

Por, katër muaj më parë, kryeministri Edi Rama e prezantonte organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë si një vendim të sigurt dhe si dëshmi se Shqipëria tashmë kishte fituar një tjetër peshë në arenën ndërkombëtare.

Më 8 korrik, pasi u bë publik lajmi se Shqipëria do të priste samitin e ardhshëm të NATO-s, Rama reagoi me entuziazëm në rrjetet sociale, i rrethuar nga ministrat dhe anëtarët e delegacionit shqiptar. Madje, kryeministri e shoqëroi lajmin me një mesazh politik, duke deklaruar se kishte përfunduar koha kur të tjerët vendosnin për Shqipërinë.

“Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën dhe samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”, deklaronte Rama. Kështu, ndërsa Rama e kishte shoqëruar lajmin në verë me mesazhin se Shqipëria tashmë bën atë që thotë, në nëntor pranon se vendimi për datën kërkon ende dakordësinë e përbashkët. S.Gj/ Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm