Lajme Zone
Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë
PolitikëBalkanWeb

Salianji plas përgjimin: Nushi që doli sot manipuloi për armët e protestuesve, është kapur në manipulim më parë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi, i cili foli sot në emër të Policisë së Shtetit lidhur me protestuesit dhe pretendimet për persona të armatosur.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi, i cili foli sot në emër të Policisë së Shtetit lidhur me protestuesit dhe pretendimet për persona të armatosur. Salianji akuzon Nushin se është përfshirë më herët në skenarë manipulimi dhe keqpërdorimi të funksionit publik. Ish-deputeti i PD-së pretendon se përgjimi lidhet me periudhën kur Nushi mbante detyrën e nëndrejtorit të Policisë në Fier. Ai gjithashtu kujton denoncimet e mëparshme ndaj Nushit për mosveprim përballë përplasjeve me armë në Elbasan. Salianji e cilëson daljen e sotme të tij si një përpjekje për të njollosur protestën qytetare dhe për të intimiduar protestuesit. Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama për përdorimin e të njëjtëve njerëz për manipulim politik dhe kërkon dorëheqjen e tij. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Postimi i ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji

RAMA I BËN PUNËT E PISTA ME TË NJEJTAT SURRETER!

Edi Rama i përdor të njëjtët njerëz për të njëjtat skenarë. Sot, në emër të Policisë së Shtetit, nxori Albert Nushin, të cilin e kam denoncuar si pjesë të mekanizmave të manipulimit, montimit dhe keqpërdorimit te funksionit per te ndihmuar bandat. Përgjimi eshte zyrtar i prokurorise, ku si nendrejtor i policise Fier paguante me lek por dhe i nënshtrohej urdhrit te nje krimineli ordiner!

Nushi është përdorur edhe në Elbasan, ku, sipas denoncimeve të bëra, u hetua dhe u pezullua për shkak të mosveprimit përballë përplasjeve me armë.

Sot, i njëjti emër del në skenë për të servirur pretendime për karikatorë dhe persona të armatosur mes protestuesve. Njësoj i péshtirë!

Personalisht i kam përballuar mbi shpinë montimet politike të Edi Ramës dhe të servilëve që i shërbejnë. E di se si funksionon ky mekanizëm dhe nuk do të lejoj që ai të përdoret për të intimiduar qytetarët apo për të njollosur protestën.

Askush nuk ka të drejtë ta manipulojë protestën qytetare, zëri i protestës duhet dëgjuar, Rama duhet të dorëhiqet!

RAMA, JEP DORËHEQJEN! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Albert Nushi Salianji