Lajme Zone
Sako fal 378 milionë lekë për dru zjarri, fiton Buça që merret dhe me parukeri!
EkonomiJOQ Albania

Sako fal 378 milionë lekë për dru zjarri, fiton Buça që merret dhe me parukeri!

Një tjetër procedurë e dyshimte prokurimi publik është finalizuar nga Bashkia e Durrësit, ku qindra milionë lekë nga taksat e qytetarëve u janë besuar procedurave me hije të forta fiktiviteti.

Një tjetër procedurë e dyshimte prokurimi publik është finalizuar nga Bashkia e Durrësit, ku qindra milionë lekë nga taksat e qytetarëve u janë besuar procedurave me hije të forta fiktiviteti.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje dru zjarri e pellet për QEA”, me numër reference REF-87870-05-28-2026 dhe me një fond limit prej 37,805,936.00 lekë të reja ose rreth 378 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Ofertat “sa për sy e faqe” dhe kapja e 99.6% të fondit limit

Sipas dokumenteve zyrtare të renditjes së ofertave, në këtë garë kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë: Gjergj Buça P.F. – Oferta: 37,661,600.00 Lekë (Fituesi)

WOODPECKER shpk – Oferta: 37,792,800.00 Lekë Nga analiza e vlerave bie menjëherë në sy diferenca minimale mes fondit limit dhe ofertave të paraqitura: Oferta e fituesit Gjergj Buça kap shifrën 99.6% të fondit limit, duke lënë vetëm një ulje simbolike prej më pak se 0.4%.

Oferta e dytë e kompanisë WOODPECKER shpk është thuajse ngjitur me tavanin e fondit limit, çka ngre dyshime të bazuara se pjesëmarrja e saj ka shërbyer thjesht si "numër" apo ofertë mbuluese (shoqëruese) për t'i dhënë procedurës formën e një konkurrence ligjore, ndërkohë që vlera maksimale e parave publike është përthithur plotësisht. Kush është fituesi? Biznesi "gjithçkabërës": Nga drutë e zjarrit, te parukeria, moteli e sallonet e modës

Analiza e të dhënave të regjistrit tregtar për subjektin fitues Gjergj Buça (Person Fizik – NIPT: K31331547R) zbulon detaje edhe më alarmante.

Objekti i tij i aktivitetit është një listë e pafundme shërbimesh që shtrihen në çdo sektor të mundshëm imagjinar. Subjekti deklaron se merret me: Tregtim e përpunim lënde drusore dhe shërbime në pyje;

Pastrim ambientesh, lavanderi dhe pastrim kimik;

Hapje bar-bufe, restorant, parukeri, sallon mode, qendër estetike, fitness, servis, lavazh, motel e agjenci imobiliare;

Tregtim karburanti, gazit të lëngshëm, pajisjeve elektronike, konfeksioneve e produkteve bujqësore. Përveç këtij profili "kamaleon", të dhënat publike tregojnë se ky person fizik numëron mbi 55 kontrata me institucionet publike, ku në pjesën dërrmuese të rasteve shënohet si konkurrues i vetëm ose në procedura me mungesë gare reale tregtare. Taksat e qytetarëve në udhëkryq

Marrja e tendersave publikë me vlera me qindra milionë lekë duke u afruar në mënyrë kirurgjikale me fondin limit, e shoqëruar nga operatorë me objekte veprimtarie gjithëpërfshirëse nga parukeritë te drutë e zjarrit, mbetet një nga skemat më të përdorura për shpërndarjen e fondeve publike pa garë të mirëfilltë ekonomike.

A do të ketë një verifikim nga organet e kontrollit apo SPAK për kualifikimin dhe vlerësimin e ofertave në Bashkinë e Durrësit? Qytetarët vazhdojnë të paguajnë, ndërsa paratë publike përfjnë nëpër kontrata me "fitues" të paracaktuar.