Lajme Zone
Sahatët elektrikë të ekspozuar, kabina e pallatit në Lezhë kthehet në rrezik për banorët
TeknologjiJOQ Albania

Sahatët elektrikë të ekspozuar, kabina e pallatit në Lezhë kthehet në rrezik për banorët

Një situatë tejet shqetësuese është denoncuar nga banorët e një pallati në Lezhë, ku kabina elektrike që përmban sahatët e energjisë të familjeve është lënë e hapur dhe e pambrojtur.

Një situatë tejet shqetësuese është denoncuar nga banorët e një pallati në Lezhë, ku kabina elektrike që përmban sahatët e energjisë të familjeve është lënë e hapur dhe e pambrojtur.

Sipas banorëve, kutia elektrike ndodhet në një hapësirë ku mund të kenë akses edhe fëmijët, duke krijuar një rrezik serioz për jetën e tyre. Pajisjet dhe instalimet elektrike janë të ekspozuara, ndërsa mungesa e një dere apo mekanizmi sigurie e bën situatën edhe më alarmante.

Banorët bëjnë me dije se e kanë kontaktuar KESH-in për të kërkuar ndërhyrje, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për eliminimin e rrezikut.

Pyetja që ngrihet është e thjeshtë: duhet të ndodhë një tragjedi që dikush të reagojë?

Një kabinë elektrike nuk është vend ku mund të lihet dera hapur dhe instalimet të ekspozuara, aq më tepër në një pallat ku jetojnë familje dhe fëmijë. Çdo vonesë në ndërhyrje mund të ketë pasoja të rënda.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të mos presin një aksident për të marrë masa, por të ndërhyjnë menjëherë për të mbyllur dhe siguruar kabinën elektrike.

Siguria e banorëve, veçanërisht e fëmijëve, nuk mund të lihet pas dore.