Lajme Zone
Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!
PolitikëShqiptarja

Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!

Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në Kongresin Botëror të ligjit që do të zhvillohen në vitin 2027 në Tiranë, së bashku me Mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe autoritete të larta të institucioneve dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, së bashku me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, ku janë pritur në Palazzo del Quirinale nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella. Në delegacion merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë, Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit. Aktiviteti, në të cilën mori pjesë një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, u përqendrua te zhvillimi i edicionit të radhës së World Law Congress Albania 2027, i cili do të mbledhë në Tiranë në muajin maj personalitetet më të shquara të drejtësisë globale. LEXO EDHE:Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje të rëndësishme, së bashku me Mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe autoritete të larta të institucioneve dhe drejtësisë ndërkombëtare. Sokol Sadushi ka theksuar se përzgjedhja e Shqipërisë për të organizuar një ngjarje kaq prestigjioze, përfaqëson jo vetëm një nder të veçantë për vendin, por sipas tij është një dëshmi e qartë se puna, standardet dhe funksionimi i institucioneve të larta të drejtësisë dhe gjyqësorit, po vlerësohen gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë. Ky besim sipas tij, nuk është vetëm një vlerësim për organizimin e një aktiviteti ndërkombëtar. Sadushi thotë se ai është gjithashtu një tregues i rëndësishëm i mënyrës se si institucionet shqiptare të drejtësisë perceptohen në marrëdhëniet me komunitetin juridik ndërkombëtar: “si institucione me të cilat mund të ndërtohet dialog, bashkëpunim dhe partneritet në nivel të lartë.” Nga ana tjetër, në fjalën e saj përshëndetëse Papajorgji vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit europian të vendit. Në kuadër të vizitës në Romë, Papajorgji zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Giovanni Amoroso, në kuadër të një vizite institucionale në Romë. Në fokus ishte edhe mundësia e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do të krijonte një kuadër më të strukturuar për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e dialogut institucional. Gjykata e Lartë, si bashkë organizatore e WLC 2027, njofton se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke garantuar se Shqipëria do të jetë në lartësinë e pritshmërive për të pritur liderët e botës së drejtësisë në vitin 2027. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: drejtesia sokol sadushi gjykata e larte Giovanni Amoroso Sergio Mattarella gjykata kushtetuese fiona papajorgji itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28.7% Të gabuar 65.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 1379 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?