Lajme Zone
Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve! E para grua që do të drejtojë këtë institucion
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve! E para grua që do të drejtojë këtë institucion

Sadleva Bodo është emëruar drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bodo do të bëhet kështu drejtuesja e parë grua në krye të këtij institucioni.

Sadleva Bodo është emëruar drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bodo do të bëhet kështu drejtuesja e parë grua në krye të këtij institucioni. Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme vjen pas dorëheqjes së Adriatik Kupit pas 7 muajsh në këtë detyrë. Në 13 vite, janë ndërruar 9 drejtorë që nga Artur Zoto e deri te Kupi. LEXO edhe...Dorëheqja e Kupit, Sadleva Bodo propozohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve! E para grua që do të drejtojë këtë institucion Para këtij posti Bodo ka mbajtur detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bodo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme, kur në krye të këtij institucioni ishte Fatmir Xhafaj. Ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme. Vendimi: Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 26, të ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Z. Adriatik Kupi, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Sadleva Bodo emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Xh.K/ReportTv.al Drejtoria e Burgjeve sadleva bodo vkm Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.1% Jo 76.4% Disi 2.5% Vota total: 1732 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?