Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli refuzon planin me 15 pika të Bordit të Paqes për Gazën dhe nuk do të pranojë krijimin e një shteti palestinez për sa kohë ai do të jetë në krye të qeverisë. “Për sa kohë që unë do të jem kryeministër, nuk do të krijohet kurrë një shtet palestinez. As në Gaza dhe as në Jude e Samari (Bregun Perëndimor). As një ‘Fatahstan’ dhe as një ‘Hamastan’”, tha Netanyahu gjatë mbledhjes së kabinetit. Ai përsëriti se Izraeli e hedh poshtë dokumentin me 15 pika të hartuar nga Bordi i Paqes LEXO EDHE:Analiza: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë “Dua ta them edhe një herë qartë: Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika. Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk do të tërhiqen derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht dhe t'i jenë marrë armët”, u shpreh ai. Deklaratat e tij vijnë pasi ditët e fundit Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin arritur një marrëveshje me Hamasin për çarmatimin e grupit dhe transferimin e kontrollit politik dhe ushtarak të Gazës te një qeveri teknike palestineze, e njohur si Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës. Megjithatë, marrëveshja parashikon që gjatë shtatë deri në tetë muajt e ardhshëm si Hamasi ashtu edhe Izraeli të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për zbatimin e saj. U.D/Shqiptarja.com Komente Komento Sula: 09/08/2026 13:58 Si thote italiani va bene tutto po kush jeni ju qe nuk lejoni krijimin e shtetit te palestines shtetet kan ekzistu e do te ekzistojne ne do apo nuk don njera pale.Dakorte qe jeni nje popull qe jeni gjykuar e vuajtur por mos kaloni tani ju ne rovina e hitlerit. Përgjigju Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.6% Vota total: 4253 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

